Askush nuk na pengon te hyjme ne Kosove, ky eshte nje marketing i Prishtines per perdorim te brendshem
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Sipas një lajmi të bërë publik nga mediat serbe, mësohet se zyrtarë shtetërorë të Serbisë kanë deklaruar se Prishtina zyrtare nuk mund t'ua ndalojë zyrtarëve shtetërorë të Serbisë që të vizitojnë Kosovën. Ky është qëndrimi i Beogradit me rastin e mesazheve mediatike të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi se Presidenti i Serbisë Boris Tadiç pas vizitës në Deçan dhe fjalimeve politike, më nuk është i mirëseardhur. Zyrtarët e Beogradit thonë se këtë "provokim të Kuçit" e interpretojnë si "marketing të Prishtinës për përdorim të brendshëm". Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovaç, ka deklaruar se mesazhet e tilla të Prishtinës jo vetëm që nuk i kontribuojnë dialogut të dy palëve, por edhe ngulfasin lirinë e qytetarëve dhe e komplikojnë më tutje jetën në Kosovë.
"Paaftësia e qartë e autoriteteve të Prishtinës për të vendosur një rend demokratik shihet edhe nëpërmjet shkeljeve të të drejtave të njeriut si dhe të drejtave të minoriteteve me kërcënime dhe manipulime konstante. Mesazhi i paqes të cilin Presidenti Tadiç e adresoi nga Deçani ka hasur në dënimin e atyre të cilëve paqja nuk u është në interes sepse janë mësuar të notojnë vetëm në ujërat e turbullta", ka thënë Shutanovaç.
Duke iu referuar shpjegimeve të qeverisë së Serbisë, thuhet se zyrtarët shtetërorë të Serbisë nuk ua paralajmërojnë autoriteteve të Prishtinës ardhjen e tyre në Kosovë, dhe as nuk kërkojnë "leje" për të hyrë në "linjat administrative". "Prishtina nuk mund të bëjë absolutisht asgjë. Çështjen e gjoja ndalimit të hyrjes në Kosovë autoritetet e Kosovës e kanë ngritur deri më tani shumë herë dhe kjo është kryekëput në funksion të pikave politikaneske", ka thënë Milivoje Mahajlloviç, drejtor i Zyrës qeveritare për bashkëpunim me media. Ai ka sqaruar se funksionarët serbë para se të nisen në rrugë për Kosovë për planet e tyre e informojnë Ministrinë serbe për Kosovën, e cila ua përcjell informacionet EULEX-it dhe KF0R-it, thotë Mihajlloviç, duke shtuar se "Prishtina nuk ka as mundësi as mekanizma për të penguar ardhjen e zyrtarëve të Beogradit".