Arvizu i jep mbeshtetje: Kemi nevoje per nje lidership pozitiv, Nano eshte i tille
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ish-kryeministri me ambasadorin e SHBA. Arvizu: S’po zgjidhet një ministër, por Presidenti.
“Kemi nevojë për një lidership pozitiv, Nano është i tillë”
Ish-kryetari socialist Fatos Nano mori dje mbështetje nga ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, për garën e tij presidenciale.
Në turin e tij për këtë garë, Nano dhe Arvizu biseduan për rreth 90 minuta në restorant “Piazza” në qendër të Tiranës, ndërsa në përfundim të tij, dy personalitetet iu përgjigjën interesit të mediave. Ambasadori amerikan tha se gara për President bëhet interesante kur dhe në media janë shfaqur dhjetëra kandidatë, duke sjellë në vëmendje dhe emisionin televiziv “Zonë e lirë” të Arjan Çanit në Klan. “Ashtu si shumë shqiptarë, një nga programet e mia të preferuara është ‘Zonë e lirë’, zoti Çani jam duke ju ndjekur edhe ju gjithashtu. Çdo javë është interesante të shikoj listën e kandidatëve që ai ka, të 12 apo 15 personave kryesorë. Por qartazi disa kandidatë janë më seriozë se të tjerët dhe zoti Nano është në këtë kategori dhe për këtë është e rëndësishme që të vazhdojmë diskutimet tona”, u shpreh Arvizu. Sipas tij, procesi i përzgjedhjes së Presidentit nuk është i njëjtë me atë të emërimit të një ministri, ndërsa theksoi se ai duhet të jetë krejtësisht kushtetues dhe plotësisht shqiptar.
“Dua të nënvizoj se ky është një proces plotësisht shqiptar. Por është një proces që ka shumë implikime, që kanë lidhje me të ardhmen e këtij vendi, sikurse edhe me marrëdhëniet e Shqipërisë me faktorin ndërkombëtar, integrimin në BE dhe marrëdhëniet me SHBA. Ne nuk po flasim për emërimin e një ministri të kabinetit qeveritar, por bëhet fjalë për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, kështu që parakushtet janë të vendosura qartësisht në Kushtetutë dhe ky duhet të jetë një proces kushtetues. Jam besimplotë që Kryeministri dhe çdo shqiptar e kupton fare mirë këtë gjë”, u shpreh Arvizu.
Por ambasadori amerikan në Tiranë në deklaratën e djeshme vlerësoi dhe qëndrimin e Fatos Nanos ndaj ngjarjeve të 21 janarit. Sikurse shumë shqiptarë të enjten kanë ndjekur zotin Nano në intervistën e Sokol Ballës, ai nënvizoi disa pika siç ishte ajo e 21 janarit. Mendoj se komentet që ai bëri lidhur me 21 janarin, duken si më objektivet, më të baraspeshuarat dhe më të mirëmenduarat që kam parë deri tani nga ndonjë. Ka pasur një parlamentar që nuk ka qenë dakord me qëndrimin e zotit Nano, dhe ai parlamentar ka të drejtë të mbajë pikëpamjet e tij. Por unë nuk jam absolutisht dakord me të. Kur e them këtë gjë, po mendoj familjet e atyre viktimave, për kujtimin e atyre personave që janë vrarë, për të mirën e këtij vendi; Ne kemi nevojë për një proces shërimi, kemi nevojë për njerëz që japim mendime të vyera dhe kujdesen për të ardhmen e këtij vendi. Ato që nuk na nevojiten, janë komentet e lira që janë bërë vetëm për një përfitim të shkurtër politik. Ne kemi nevojë për një lidership pozitiv dhe mendoj se shumë nga këto gjëra pozitive janë të tipizuara tek një person si Fatos Nano”, u shpreh Arvizu.
Nano
Pas takimit, edhe Nano iu përgjigj interesimit të medias duke thënë se “takimi me ambasadorin Arvizu ishte pjesë e konsultimeve që kam nisur. Ndajmë arsyetime të njëjta me ambasadorin Arvizu”. I pyetur nëse gëzon mbështetje të plotë në PS, Nano tha se “kur të takojë zotin Rama, do të riaktivizoj të gjithë solidaritetin e shpallur edhe të fjetur të së majtës në mbështetje të ofertës që vjen nga lideri historik i saj”. I pyetur nëse garimi i tij mund të shkaktojë bllokime dhe përplasje të reja politike, Nano tha se “kam avancuar dhe do avancoj me oferta që zgjidhin problemet dhe ju e dini që unë jam njeriu më i arsyetuar i tërheqjeve që i shërbejnë vendit”.
Meta: Nano, njeri me kontribute
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, deklaroi pak ditë më parë se “pavarësisht nga diagrami i raporteve të mia me zotin Nano në të kaluarën, duhet të vlerësojmë që është një politikan me eksperiencë, i cili ka dhënë kontribute për t’i shërbyer shtensionimeve politike në momente serioze. Një politikan që i ka shërbyer rrotacionit demokratik të pushtetit. Në këtë drejtim, për mua mbetet shumë i rëndësishëm angazhimi i tij dhe preokupimi i tij për t’i shërbyer procesit të integrimit europian”.
Italia: “President konsensual, politika të jetë e bashkuar”
Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Massimo Gaiani, ka komentuar dje garën për President në Shqipëri. Ai tha se kreu i ri i shtetit që do të zgjidhet në periudhën maj-qershor, duhet të ketë konsensusin e të gjitha forcave politike. Në të njëjtën kohë ai i bëri thirrje klasës politike që të jetë e bashkuar për të përmbushur rekomandimet në marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian. “Nëse do t’i jepja një këshillë për atë çka i uroj më tepër Shqipërisë, është ajo e hedhjes së hapave të duhur nga të gjithë. Kjo do të ndihmonte në marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Politika duhet të jetë bashkë për të arritur këtë, por edhe opinioni publik duhet të bëjë maksimumin”, tha Gaiani. Gjatë javëve të fundit, ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë kanë përsëritur apelin e tyre për të zgjedhur një President me konsensusin e palëve. Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Parlamentit, procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit do të nisin më 20 maj.