Arvizu: Vota e qytetareve duhet te numerohet
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu, vizitoi të mërkurën në mbrëmje KZAZ-në nr. 49 në Tiranë që numëron votat e njësisë bashkiake nr.5.
Pasi pa nga afër procesin e numërimit, ai tha për mediat se procesi është i tejzgjatur. “Procesi është i tejzgjatur. Qytetarët duan që votat e tyre të numërohen dhe ne jemi këtu për të parë nga afër dhe të sigurohemi që kjo është duke ndodhur”, tha Arvizu.
Në këtë qendër numërimi është përqendruar vëmendja kryesore jo vetëm e deputetëve, por edhe shumë ambasadorëve perëndimorë të akredituar në Tiranë. Ambasadori amerikan vazhdon të ndjekë procesin në rreshtin e vëzhguesve në këtë qendër.