Arvizu: Njerezit do te formojne mendimet e tyre ne lidhje me ato qe jane botuar
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, i cilësoi si zhgënjyese etiketimet si spiunë apo informatorë, disa komente që janë bërë pas botimit të kabllogrameve nga Wilileaks, duke i cilësuar si zhgënjyese komente të tilla, që i kujtonin epokën famëkeqe të sigurimit në Shqipëri. Këto komente, Arvizu i bëri në përfundim të seancës së djeshme parlamentare. Diplomati amerikan nuk ka dhënë ndonjë koment nëse këto fakte janë të përmendura në “Wikileaks” janë të vërteta apo jo, por ka dënuar reagimet e ardhura për ato etiketime që janë bërë se ka spiunë apo informatorë të ambasadës amerikane. “Ju e dini qëndrimin tonë zyrtar që ne nuk komentojnë nga gjërat që kanë dalë nga “Wikileaks”. Dhe këto çështje që kanë dalë, që janë çështje të debatueshme, nga SHBA-ja janë të ndëshkueshme me ligj, si botimi i paautorizuar i dokumenteve apo çështjeve të supozueshme. Janë botuar shumë gjëra dhe njerëzit do të formojnë mendimet e tyre në lidhje me ato që janë botuar.
Nga këndvështrimi im, pikëpamja ime njerëzit duhet të formojnë mendimet e tyre dhe nuk kam ndonjë problem me të”, tha Arvizu. Më tej, ambasadori ka dhënë mendimet e tij për etiketimet e bëra. “Por ka diçka që unë kam parë që është raportuar veçanërisht gjatë dy ditëve të fundit dhe me ka bërë që të mos ndihem mirë. Kjo ka lidhje me përshkrime dhe komente që i kanë etiketuar si spiunë apo informatorë. Për ata njerëz që mendojnë, veprojnë në këtë formë më duhet të them se jam shumë i zhgënjyer. Sepse kisha menduar se vitet e sigurimit ishin prapa nesh, i kishim lënë pas. Por nuk shqetësohem se ndonëse njerëzit do të mendonin e do të silleshin si dikur në periudhën e sigurimit, këta njerëz që shikojnë prapa në histori nuk do të jenë persona që do të çojnë vendin para. Janë njerëz që e kanë kthyer kohën pas me sigurimin.
Dhe nëse kanë besim të plotë gjatë periudhës sime këtu, është se të gjithë njerëzit duhet të ecin përpara. Kam bindjen se çdo shqiptar do që vendi të ecë përpara dhe SHBA do të jetë në mbështetje”, theksoi Arvizu. Kabllogramet e nxjerra së fundmi mbi zhvillimet në Shqipëri sollën reagime të mëdha, pasi flasim për implikime të ministrave dhe Kryeministrit Berisha në afera të ndryshme, ku më e bujshmja është ajo e Gërdecit. Këto dokumente janë cilësuar si pasqyra e shtypit nga ana e Kryeministrit Berisha.
“Mazhoranca të lëshojë ndaj opozitës”
Ambasadori amerikan e ka vlerësuar së tepërmi seancën e djeshme parlamentare, ku e pranishme ishte edhe opozita, duke theksuar se “askush nuk e tha se do të ishte e thjeshtë, por duhet të nisim diku”. Arvizu ka qenë i prerë duke i kërkuar mazhorancës qeverisëse që të lëshojë më tepër në arritjen e një kompromisi politik. “Jam i nderuar që më ftuan në seancën e Parlamentit. E patë seancën dhe askush nuk tha se do të ishte e thjeshtë, po duhet të nisim diku. Të dy palët patën mundësi të shprehin pikëpamjet e tyre. Megjithatë, nuk duhet të pretendojmë se nuk ka pasur disa probleme serioze që kanë dalë nga raporti i OSBE/ODIHR. Por e rëndësishme është që të dyja palët kanë pranuar që të punojnë së bashku për disa prej këtyre çështjeve.
Ia kam përmendur dhe Kryeministrit më parë, kjo ndonëse mazhoranca ka më shumë karrige në Parlament, duke parë ndarjen në mënyrë paradoksale në rang kombëtar, është e rëndësishme për ata që janë në pushtet që të bëjnë sa më shumë kompromise, kjo nënkupton që edhe opozita të bëjë punën e saj. Duke parë situatën aktuale është shumë e nevojshme që mazhoranca të japë sa më shumë të mundet në lidhje me kompromisin”, tha Arvizu. Ambasadori më tej ka pranuar se në procesin e reformës zgjedhore mund të përfshihet dhe Komisioni i Venecias, por kjo është çështje që mund ta vendosë vetë mazhoranca dhe opozita. “Është e rëndësishme që këto reforma të rinisin dhe të përmbushen, besoj se bëhet fjalë për çështje besimi, por duhet të rinisë diku”, theksoi Arvizu.