Arrin ne 6 mije numri i te regjistruarve ne domain.al
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Numri i domain.al është trefishuar, falë uljes së tarifës së përfitimit të pronësisë për një të tillë. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka publikuar disa statistika lidhur me ecurinë përgjatë një viti e gjysmë. “Ka kaluar vetëm një vit e gjysmë nga liberalizimi dhe ulja e tarifës nga 75 dollarë në 2000 lekë për të pasur në pronësi një domain.al, kështu numri i tyre është trefishuar. Duke filluar nga viti 1992, me marrjen e administrimit të çtld.al e deri në mars të 2010 janë regjistruar rreth 1900 domain-e. Ndërsa, për një periudhë prej 16 muajsh numri i domain-eve.al ka arritur në 6200″, thuhet në statistikat e publikuara nga AKEP. Ndërkaq, është interesant fakti që për regjistrimet kërkesa ka qenë si për zonën.al, ashtu edhe për zona të tjera, të cilat lidhen me institucionet qeveritare apo ato edukuese-arsimore.
“Numri më i madh i aplikimeve dhe regjistrimeve i përkasin zonës.al, por vihet re që është rritur ndjeshëm edhe numri i domaineve nën zonën com.al, gov.al dhe edu.al”, thuhet në publikimin e AKEP. Lidhur me marrjen e një domaini, AKEP ka mundësuar gjithçka online duke filluar që nga mbyllja e domainit ekzistues, tek modifikimi teknik i formularit për regjistrim, për rinovim të dhënash, për rinovim kontrate pagese apo për transferim. Impakti i lehtësimit të procedurave apo edhe i mundësisë për të zgjedhur tashmë domain.al, duket se ka qenë një shtysë e mirë për të rritur numrin e të regjistruarve, numër i cili ka arritur tashmë në 6 mijë të tillë.
Më herët, domain.com kishte një përdorim më të gjerë.