e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Arrestimi i 4 shqiptareve ne Maqedoni, Rama: C’jane keta barbare

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Arrestimi i 4 shqiptareve ne Maqedoni, Rama: C’jane keta barbare
Kryesocialisti Edi Rama ka reaguar nga Maqedonia lidhur me arrestimin e 4 shqiptarëve në këtë vend.S hefi i opozitës është shprehur se, “Çdokush ka të drejtë të vizatojë harta. Ç’janë këta barbarë primitivë që të fusin në burg pse vizaton një hartë, arrestimi i tyre është i patolerueshëm”.

Këtë deklaratë Rama e lëshoi gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni ku po promovon librin “Kurban’. Policia e Maqedonisë ka arrestuar disa ditë më parë 4 anëtarë të Aleancës Kuq e Zi në Tetovë, për shkak se kanë vizatuar flamuj kuq e zi dhe hartën e Shqipërisë Entike. Bashkë me hartën e Shqipërisë Entike ata e kanë shkruar edhe parullën “Një gjuhë, një komb, një shtet”.