Arma e grabitesit vrau edhe argjendarin, roja: Leonora i tha, merri parate, mos qello
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Tiranë, predhat e vrasjes së Leonora Kaloçit përputhen me ato të Rrapo Sinanajt.
Pistoleta që goditi arkëtaren, vrau edhe argjendarin.
Vrasësi ende i pazbuluar i argjendarit Rrapo Sinanaj dyshohet se ka ekzekutuar me armë arkëtaren e bankës NBG në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Dy predhat e nxjerra nga trupi i 43-vjeçares së vrarë në sportelin e bankës, por edhe gëzhojat në vendin e ngjarjes tregojnë se arma e përdorur në vrasjen e argjendarit më 21 tetor 2011 dhe, ajo e vënë në përdorim në filialin e NBG, është e njëjtë. Kalibri i fishekëve të pistoletës me të cilën u krye krimi, 7.62 milimetra dhe gjurma që lë gjilpëra e armës në kapsollën e gëzhojës së fishekut, janë të njëjta në të dy ngjarjet, thanë burimet e Policisë.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, këto dy elemente kanë rënë në sy pas sekuestrimit të 4 gëzhojave në bankën ku ndodhi ngjarja në zonën e Xhamllikut, si dhe pas analizimit të predhave që janë gjetur në trupin e viktimave. Ekzaminimi balistik i gëzhojave që u sekuestruan në vendin e ngjarjes, te “NBG Bank”, tek “Xhamlliku” mund të zgjasë edhe disa ditë, pasi do kryhen një sërë krahasimesh e procedurash, megjithatë zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini, mbrëmë në një deklaratë konfirmoi dyshimet se autori i dy ngjarjeve ka përdorur të njëjtën armë. Një veprim ky, që me sa duket flet ose për një person amator në këtë fushë të veprimtarisë kriminale në rastin më të mirë dhe, në rastin më të keq, për një personazh të rrezikshëm me besim të lartë në vetvete.
Skema e ngjarjes
Në orën 15:30 të tri ditëve më parë, teksa polici privat gjendej brenda filialit të bankës, pranë derës, një person i maskuar me dorezë në njërën dorë dhe me armën në dorën tjetër, ka hyrë në ambientin ku ndodhi ngjarja. Në përballjen e parë me policin privat, autori e ka qëlluar atë me armë drejt këmbëve duke e lënë të plagosur. Me shpejtësi autori i krimit ka shkuar drejt sportelit dhe ka kërkuar paratë. Nga kamerat e brendshme të bankës, ai duket se flet me Leonora Kaloçin, së cilës i bën shenjë me dorën ku mbante armën, që të shkojë tek arka e të marrë paratë. Nga pamjet e kamerave brenda bankës, duket se 43-vjeçarja është zmbrapsur tek tavolina e saj e punës pas kërkesës së grabitësit për paratë. Në këtë kohë, roja private që ishte plagosur në këmbë, është parë të lëvizë. Veprimin e tij e ka parë edhe autori i ngjarjes, i cili është kthyer dhe ka qëlluar edhe një herë ndaj 50-vjeçarit që po mbahej tek dera gjysmë e hapur. Grabitësi është kthyer sërish nga sporteli dhe, sapo ka parë Leonora Kaloçin që po ngrihej nga tavolina e saj ku kishte edhe arkën, ka qëlluar dy herë ndaj saj. Më pas autori është larguar, ndërsa policia thotë se brenda bankës ai ka vepruar i vetëm.
Autori misterioz
Personi i dhunshëm që fshihet pas vrasjes së arkëtares Leonora Kaloçi dhe argjendarit Rrapo Sinanaj, ka vepruar në mënyrë të njëjtë në dy rastet, si në tetor 2011 ashtu edhe në mars 2012. Ai ka qëlluar me armë duke lënë pas viktima, sapo ka ndeshur në kundërshtimin e parë. Krahasimet balistike kanë treguar se, përveç kalibrit të armës, pistoleta e dy krimeve ka një “defekt”, pasi tek kapsolla, gjilpëra nuk godet në qendër por disi në mënyrë të anuar. Ky element është konstatuar në gëzhojat e gjetura në vendin ku mbeti e vrarë arkëtarja 43-vjeçare, gjithashtu edhe gëzhojat e gjetura në argjendarinë ku u vra 61-vjeçari Rrapo Sinanaj, në rrugën “Ferit Xhajko”, rreth pesë muaj më parë. Personazhi misterioz nuk është identifikuar dhe madje duket e vështirë të identifikohet, pasi vrasja e argjendarit Rrapo Sinanaj ka mbetur ende pa autor. Për këtë krim madje u arrestua dhe u mbajt tre muaj në burg në Tiranë, një i ri nga Kosova, i cili sipas dëshmitarëve, ngjante fizikisht me vrasësin e argjendarit. Pas tre muajve, pasi nuk u gjet asnjë provë ndaj tij, i riu nga Kosova që merrej me instalime kompjuterike u la i lirë, ndërsa dosja e vrasjes së argjendarit u pezullua për mungesë provash.
Banka
Filiali i “NBG Bank”, ku mbeti e vrarë arkëtarja Leonora Kaloçi, gjatë ditës së djeshme ka qenë i mbyllur, pasi ende konsiderohet vendngjarje dhe ekspertët e policisë kanë kryer vazhdimisht verifikime. Një njoftim i vendosur në derën e bankës, u shpjegon dhe u lutet klientëve që përkohësisht shërbimet e nevojshme mund t’i kryejnë në një filial tjetër të kësaj banke. Filiali ku u vra arkëtarja dhe u plagos roja i sigurisë dy ditë më parë, ka qenë i rrethuar si skenë krimi. Aty janë bërë këqyrjet dhe fiksimi i provave nga grupi hetimor gjatë gjithë natës pas vrasjes dhe ditën e djeshme. Brenda ambienteve është këqyrur me imtësi zona ku u plagos roja dhe pjesa e brendshme e sportelit, ku mbeti e vrarë arkëtarja.
Policia
“Në lidhje me tentativën për vjedhje me armë të filialit të ‘NBG Bank’ pranë sheshit “Shtraus”, ku mbeti i plagosur roja Skënder Elmazi, si dhe u plagos duke gjetur vdekjen në spital punonjësja Leonora Kaloçi, është një grup i posaçëm hetimor dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale. Nga zhvillimi i deritanishëm i hetimeve, rezulton se nga ekzaminimi kriminalistik–balistik i gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes, arma e përdorur në ngjarjen e djeshme (të së martës) është përdorur edhe në vjedhjen me armë të argjendarisë me pasojë vdekjen e pronarit Rrapo Sinanaj, ngjarje e ndodhur në Tiranë më 21 tetor 2011″.
“Leonora, vrasësit: Merri gjithë paratë, veç mos qëllo njeri”
Flet Skënder Elmazi, roja i mbijetuar i NBG-së
Elmazi: Grabitësi më kujtoi për të vdekur. Nuk e njoha, nga zëri m’u duk rreth 25-30 vjeç
“Leonora i tha vrasësit që të merrte të gjitha paratë që ishin aty, vetëm mos të qëllonte mbi njerëz”. Kjo është ndër të paktat fjali, por të saktat, që mban mend Skënder Elmazi, roja i sigurisë që u plagos në grabitjen e filialit të Bankës NBG dy ditë më parë. Gjatë kësaj masakre u qëllua për vdekje arkëtarja Leonora Kaloçi, nënë e dy fëmijëve, ndërsa vetë Elmazi përfundoi me dy plumba në Urgjencën e Spitalit Ushtarak në Tiranë. Pas një operacioni për rreth 2 orë e gjysmë, roja i sigurisë u mbijetoi plagëve dhe paraqitet jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbat e kishin marrë njëri në krahun e djathtë dhe tjetri në të majtin, duke devijuar anash kraharorit. Rreth mesditës së djeshme, Elmazi doli nga Reanimacioni për t’u transferuar në Repartin e Kirurgjisë, ku do të vijojë të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve edhe për disa ditë të tjera. Në këto rrethana, 50-vjeçari e kishte të vështirë të lëvizte, por jo edhe aq të vështirë për të rrëfyer për gazetën “Panorama” se çfarë ndodhi rreth orës 15:00 në filialin e Bankës NGB në zonën e ashtuquajtur “Xhamlliku”…
Ku ishit në momentin kur ndodhi grabitja?
Unë isha i ulur në karrige dhe po survejoja, si gjithmonë, zonën përreth bankës dhe çdo lëvizje rreth e rrotull.
Ishit brenda, apo jashtë bankës?
Isha i ulur në ambientet e brendshme, pranë portës kryesore të bankës.
Në ç’pozicion ishit ulur, d.m.th. çfarë shikonit përballë?
Isha ulur me kurriz nga ambientet e brendshme të bankës dhe përballë kisha pamjet nga rruga kryesore, nga ku mund të hyje brenda te zyrat. Pra, pamje ballore me portën.
Nisur nga ky pozicion, a e patë grabitësin të hynte në bankë?
Kur e kam parë ishte tepër vonë, sepse ndërkohë ai më kishte qëlluar nga jashtë dhe unë po shihja veten se çfarë më ndodhi. Po ndieja të nxehtë, ndieja që diçka u bë, por nuk po kuptoja asgjë.
As e patë kur ju qëlloi dhe as e kuptuat se u qëlluat?
Nisur nga pozicioni ku isha vendosur, mendoj se ai duhet të ketë ardhur nga ana e “Kolonave” (fast-food). Që i bie, nga krahu i majtë i bankës, ku unë nuk kisha sheshpamje të mjaftueshme. Që andej grabitësi më ka qëlluar përmes xhamit dhe plumbi më ka kapur në krahun e djathtë. Në këto momente, unë fillova të shoh veten dhe gjunjët m’u këputën. Pashë krahun të më rridhte gjak dhe me këtë pamje rashë si gjysmë në tokë.
Përmbys, apo në kurriz?
Përmbys. Ndaj nuk e kam shumë të qartë se si hyri vrasësi brenda, vetëm ndjeva hapat e tij kur kaluan pranë kokës sime dhe zërin që bërtiste: “Paratë, shpejt paratë! Nxirri urgjent paratë!”. E përsëriti disa herë këtë frazë. Ndërkaq, dëgjova zërin e Leonorës që iu lut: “Merri gjithë paratë, vetëm mos qëllo njeri”. Në këtë moment u përpoqa që të ngre paksa kokën. Por sa lëviza pak, ai më ndjeu dhe më qëlloi sërish. Kësaj here plumbi më kapi në krahun e majtë, por depërtoi edhe nëpër kraharor. Gjaku më shpërtheu menjëherë dhe rashë i gjithi mbi dysheme. Dëgjova edhe dy krisma të tjera, por nuk po e kuptoja nëse po më qëllonte mua sërish apo dikë tjetër. Vetëm dëgjova që kolegët thërrisnin: “Nora, Nora”. Atëherë e mora me mend.
Nuk pati ndonjë fjalë kundërshtuese nga Leonora, apo nga dikush tjetër brenda në bankë?
Jo. Asnjeri nuk e ka kundërshtuar. As nga punonjëset dhe as nga klientët. Pasi dola nga Reanimacioni, më erdhi shumë keq që është manipuluar nëpër media të ndryshme për të vërtetën, për masakrën se çfarë ndodhi atje brenda. Unë nuk kam arritur ta shoh gjithë skenën për shkak të plagëve, ndaj nuk jam në gjendje të flas për lëvizjet e saj. Por di t’ju siguroj që kam dëgjuar shumë mirë që Leonora e luti që t’i merrte paratë. As e kundërshtoi dhe as bëri rezistencë.
Po ju, si roje sigurie që jeni, a u përpoqët të bënit rezistencë dhe të ndërhynit?
Jo. Edhe lëvizjen e vetme që kam bërë duke prekur pak krahun e gjakosur, ka qenë instiktive për shkak të plagës që nisi të më dhembë, dhe jo për të bërë rezistencë apo për të tentuar që të ndërhyj. Në të tilla raste nuk është e rekomanduar rezistenca dhe këtë e di shumë mirë prej këtij profesioni që e ushtroj prej vitesh. Edhe pse te filiali i kësaj banke ndodhesha si roje sigurie prej vetëm dy javësh.
A i keni folur agresorit gjatë kohës që ishit shtrirë?
Jo. Në asnjë moment nuk i kam folur. Kam qëndruar ashtu, i shtrirë, pa i kthyer përgjigje. Eksperienca e punës na ka mësuar që në këto raste nuk duhet të reagojmë, pasi rrezikojmë të shkaktojmë provokime pa dashje.
Atëherë, si e shpjegoni plumbin e dytë ndaj jush?
Që nga fillimi, pra që nga shtënia me armë nga jashtë përmes xhamit, qëllimi i grabitësit ka qenë që të më vrasë mua. Ai ka qëlluar me vetëdije për të më lënë të vdekur, pasi unë isha i vetmi në ambientet e bankës që disponoja një armë. Me vrasjen time ai do ta kishte terrenin të lirë. Duke qenë se pas të shtënës së parë jam rrëzuar menjëherë, agresori ka kujtuar që unë kam vdekur. Por kur kam lëvizur paksa instinktivisht gjatë kohës që ai kërkonte paratë te sporteli, po e theksoj që pa u ngritur aspak nga vendi, ai është trembur dhe e ka kuptuar që nuk kishte mbaruar punë me mua. Kështu më qëlloi për herë të dytë. Dhe pas meje, edhe Leonorën, që u preftë në paqe.
Nga aq sa keni parë, a mund të na e përshkruani vrasësin?
Gjithçka ka ndodhur brenda 2-3 minutave dhe ngjarja më kujtohet si hije. Vrasësin e kam para syve më së shumti si siluetë. Me maskë në fytyrë, xhinse dhe një xhup apo triko të zezë me vija të kuqe. I gjatë diku te 170-175 centimetra.
Megjithatë, thatë se ia keni dëgjuar zërin. Çfarë moshe u duk?
Nuk ishte zë adoleshenti, por as prej të moshuari. Zërin e tij do ta përcaktoja të një 25-30-vjeçari. Nuk besoj të jetë më shumë.
Vrasësi gjendet ende i lirë, ndërsa ju jeni i mbijetuar dhe dëshmitar i masakrës. A nuk keni frikë se ai mund të kthehet sërish te ju?
Unë asnjëherë nuk kam dashur ta pranoj frikën te vetja ime, por gjithçka është e mundur. Edhe mund të ndodhë, por shpresoj që forcat e rendit të jenë më të shpejta se sa vrasësi dhe ta arrestojnë atë.
Pas kësaj eksperience, a do të ktheheni të punoni sërish si roje sigurie?
E rëndësishme është që të dal nga spitali. Si nga administrata e bankës, ashtu edhe nga kolegët e sigurisë kam pasur shumë vizita dhe urime që kam shpëtuar gjallë. Pasi të shërohem, do të mendoj se çfarë do të bëj. E gjitha kjo ishte një eksperiencë shumë e hidhur për mua. Kam rastin të ngushëlloj familjen e Leonorës, për të cilën nuk gjej dot fjalë që t’i shpreh dhimbjen.
Varroset arkëtarja, i shoqi mësoi i fundit lajmin e vrasjes së gruas
Banka organizoi funeralin për nënën e dy fëmijëve
Leonora Kaloçi, arkëtarja e bankës e vrarë dy ditë më parë në vendin e saj të punës, u përcoll dje në banesën e fundit nga të afërmit, miqtë dhe kolegët. Në një ceremoni mortore në orën 14:00, e cila filloi nga pallati ku banonte viktima, pranë teleferikut dhe përfundoi në Varrezat e Tufinës, familjarë, të afërm, kolegë e fqinj i dhanë lamtumirën e fundit 43-vjeçares që ndërroi jetë në mënyrë tragjike, pasi u qëllua në vendin e saj të punës.
Teksa prisnin përcjelljen e arkëmortit drejt varrezave, të afërmit komentonin me njëri-tjetrin atë që kishte ndodhur, që ende nuk arrinin ta besonin vërtet. Ashtu siç nuk arrinte dot ta besonte as i shoqi i saj, Arbeni, kur një oficer policie i komunikoi lajmin e rëndë në derën e spitalit “Nënë Tereza”. “Arbeni e mori vesh i fundit se nuk e merrte dot guximin askush që t’i tregonte. Vetëm ai e di sa pranë i është gjendur Leonora për të arritur deri këtu sot, me gjithë ato halle e probleme. Ai nuk kishte çfarë të bënte tjetër, veç t’i binte murit me kokë, ashtu siç edhe bëri dje tek spitali”, tregon një i afërm i familjes Kaloçi. “Atij tashmë i duhet të jetë edhe nënë, edhe baba për dy vajzat që mbetën jetime në një moshë kaq delikate. Vajza e vogël, Albina, e ka pritur shumë keq gjithë këtë histori. Brenda pak minutash qesh e qan, pastaj u bërtet njerëzve që të mos qajnë.
Shkon e puth të ëmën në ballë dhe pyet pse është aq e ftohtë…”, tregon kushërira e saj. Në pritje të nisjes së kortezhit mortor mësojmë edhe për problemet ekonomike të asaj familjeje. Të afërmit na treguan se deri vonë ata jetonin me qira, pas ardhjes nga Skrapari në Tiranë. Vetëm para disa muajsh kishin arritur të blinin shtëpinë, aty ku banojnë edhe sot, madje edhe atë me kredi. “Leonora punonte për 300 mijë lekë rrogë, edhe pse gjithë jetën ka qenë ekonomiste mjaft e zonja. I shoqi në ndërtim. Dy vajzat në shkollë. Vetëm ata e dinë se si e kanë përballuar jetesën në Tiranë”, u shpreh mikesha e Leonorës. Ndërsa tregon se shpenzimet e ceremonisë së varrimit i ka mbuluar banka ku ajo punonte.
CEREMONIA
Vdekja në mënyrë tragjike e Leonora Kaloçit ka tronditur jo vetëm të afërmit e saj, por edhe fqinjët e njerëzit që e njohin. Të gjithë i ishin bashkuar dje kortezhit mortor për ta përcjellë në banesën e fundit dhe hidhërimi dukej që nga prezenca e një numri të madh personash, që prisnin për t’i dhënë lamtumirën.
Vrasja e arkëtares së bankës, policia shoqëron 71 persona
Kontrollet, verifikohen 602 persona e 662 makina
Kërkimet për autorin e ngjarjes së ndodhur në filialin e bankës tek Xhamlliku kanë angazhuar gjashtë komisariatet e Policisë së Tiranës. Gjatë gjithë natës duke gdhirë dita e djeshme, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të rrepta në të gjithë territorin e kryeqytetit për kapjen e autorit të vrasjes së arkëtares së bankës Leonora Kaloçi. Burime nga Policia thanë se janë shoqëruar 71 persona si të dyshuar për ngjarjen e dy ditëve më parë, nisur nga karakteristikat e autorit. Të gjithë personat e shoqëruar janë marrë në pyetje gjatë natës në lidhje me vendndodhjen e tyre në momentin kur ka ndodhur ngjarja, u janë marrë gjurmët e gishtave e më pas janë lënë të lirë. Me përjashtim të 8 personave, të cilët janë mbajtur edhe disa orë më shumë për verifikim gjatë paradites së djeshme, të tjerët janë lënë të lirë nga hetuesit. Sipas Policisë, të shoqëruarit janë kontingjentë me tendencë për kryerjen e ngjarjeve të tilla kriminale dhe që dyshohet se lëvizin me armë pa leje. Ata janë marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe në Komisariatet nr.1, 2, 3 dhe 4. Para se të niste aksioni për shoqërimin e personave të dyshuar, grupi hetimor arriti të sigurojë disa karakteristika të autorit, nisur nga pamjet jo të qarta të kamerave të sigurisë së bankës, në mënyrë që efektivat e rendit të fokusoheshin në një kategori të caktuar. Burimet thanë se nga kamerat e brendshme të bankës nuk është fokusuar fytyra e autorit, pasi ai ka qenë me maskë. Megjithatë janë zbuluar disa karakteristika, veshja, mosha rreth 25-30 vjeç dhe i gjatë rreth 175 centimetra. Një tjetër kamerë e vendosur në tunelin ngjitur me bankën, andej edhe nga është larguar autori, ka arritur të fokusojë fytyrën e të dyshuarit, pasi duke mos qenë në dijeni për ekzistencën e një kamere tjetër, ka hequr maskën. Nga pamjet është zbuluar se autori i grabitjes dyshohet të jetë banor i komunitetit rom ose egjiptian, edhe pse pamjet e fokusuara nuk kanë pastërti të plotë.