e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Arkes se shtetit i mungojne 19.4 miliarde leke nga mos mbledhja e taksave

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Arkes se shtetit i mungojne 19.4 miliarde leke nga mos mbledhja e taksave
Vetëm dy javë para mbylljes së vitit 2012 qeveria ndryshon buxhetin. Mungesa e të ardhurave ka detyruar Këshillimin e Ministrave të shohë si rrugë të vetme për shpëtimin e financave publike rritjen e borxhit. Me anë të një kati normativ u vendos dje rritja e borxhit, nga 59. 9 % në 61 %. Sipas vendimit të qeverisë, deficiti buxhetor rritet me 7.2 miliardë lekë të tjera nga 41.1 miliardë që ishte parashikuar në buxhet në 48.3 miliardë lekë me aktin normativ. Ndërhyrja e qeverisë në buxhet është e diktuar nga mosrealizimi i të ardhurave.  Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se në dhjetë muajt e parë të vitit qeverisë i mungojnë 19.4 miliardë lekë nga taksat në buxhet.

Rritje  borxhit

Qeveria vendosi dje që borxhi publik i vendit të shkojë në 61 për qind që në fund të këtij viti, nga 59.9 që ishte llogaritur fillimisht në buxhet dhe 60.5 më vonë, kur qeveria u detyrua të financonte importin e energjisë. Gjithashtu qeveria ka shkurtuar parashikimin për të ardhurat duke i lënë ato në 332  miliardë lekë. Të njëjtin fat kanë pësuar edhe shpensimet të cilat kanë pësuar një ulje më të moderuar dhe arrijnë në  381 miliardë lekë. Automatikisht deficiti ka shënuar rritjen dhe arrin në 48  miliardë lekë. Në nenin 9 është parashikuar që kufiri i financimit të deficitit të buxhetit të shtetit nga burime të brendshme dhe të huaja të jetë 48 368 milionë lekë, nga i cili 900 milionë lekë financohen nga të ardhurat e privatizimit.

Në rast mosrealizimi të të ardhurave të buxhetit dhe të të ardhurave nga privatizimi, huamarrja totale për financimin e deficitit prej  47 468 milionë lekësh nuk ndryshon. Këshilli i Ministrave merr masa për kompensimin e diferencave nga burime suplementare ose nga shkurtimi i shpenzimeve. Çdo e ardhur nga privatizimi, e arkëtuar mbi shumën e parashikuar në këtë ligj, përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për rritjen e kufirit të shpenzimeve për investime dhe uljen e huamarrjes, e cila, automatikisht, rrit kufirin e deficitit të buxhetit të shtetit, të përcaktuar në nenet 1 dhe 2 të këtij ligji.”.

Të ardhurat

Mosrealizimi i të ardhurave ishte problemi kryesor me të cilin  janë përballur financat publike. Në projektbuxhetin e ndryshuar dje të ardhurat e buxhetit të shtetit në zërin grante pritet të jenë 4  miliardë lekë, të ardhurat tatimore  235  miliardë lekë  dhe të ardhurat jotatimore 23  miliardë lekë.

 Shpenzimet 

Paratë e buxhetit të shtetin do të shpenzohen kryesisht për shpenzime korrente. Kështu në zërin shpenzime korrente është parashikuar të shkojë një fond prej 23 miliardë lekësh, shpenzimet kapitale do të jenë  64  miliardë lekë. Sipas buxhetit fondi rezervë 1miliardë  lekë, fondi i kontingjencës për ruajtjen e deficitit  2. 6  miliardë lekë. Ndërsa fondi për rritjen e pagave  dhe pensioneve 2. 5 miliardë lekë. Ndërkohë fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, prej 1 800 milionë lekësh, përdoret për raste të paparashikuara të institucioneve buxhetore. Fondi i kontingjencës për ruajtjen e deficitit, prej 2 600 milionë lekësh, përdoret me vendime të Këshillit të Ministrave. Fondi për rritjen e pagave e të pensioneve, prej 2 500 milionë lekësh, shpërndahet nga ministri i Financave, sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave.”.

5-fishimi i gjobave për biznesin, Shehu kundër

Deputeti i Partisë Demoktarike Sherefedin Shehu është kundër 5-fishimit të gjobave për bizneset që nuk deklarojnë fitimet dhe punonjësit. Sipas Shehut do ishte më eficcente aplikimi i një gjobe më të zbutur.  Deklarata është bërë dje në Komisionin e Ekonomisë gjatë diskutimeve për disa ndryshimeve në paketën fiskale. “Në lidhje me pesë fisihim e gjobave. Unë e mbështes në parim që gjobat janë të larta . rritja prej 5-fishë mund të jetë e parashkohëshme sepse nuk është ky një kusht për ulur evazionin. Por opozita duhet të pranohet ndëshkimin të paktën nga një të bëhej 2 fish”-deklaroi Shehu.

Ndërkohë Shehu ka vlerësuar si të rëndësishme heqjen e kacizës për kafenë. “Akzica është një taksë konsumi dhe biznesi është vëtëm axhenti dhe përfituesi është vetëm qytetarë kështu që bësomj që pavarësisht nga lloji i mallit jemi në një situatë. Vendosja që është bërë para disa kohës ka qenë e debatueshme por jemi në një situatë që evazioni në këtë sektor është bërë zero dhe është e natyrshme që kjo taksë të hiqet se është e pranueshme ndash në logjikën ekonomike ndash në praktikë që ajo shkon te qytetarët”-tha Shehu. Ndërkohë deputetët e opozitës kanë kundërshtuar këtë masë të propozuar nga qeveria me argumentin se po favorizohen vetëm disa kompani që operojnë në treg. 

Ndërkohë zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj, gjatë prezantimit të kësaj pakete fiskale, u shpreh se ndryshimet do të ndikojnë në lehtësimin e të bërit biznes për operatorët ekonomikë, si dhe do të bëjnë të mundur uljen e evazionit fiskal. Në fakt këto janë ndryshime në ligje, që drejtojnë një mori çështjesh, duke nisur me tarifat doganore të importit të kafesë së papjekur, e cila përpunohet në vend,  aplikimin e nivelit të ri për gjobat në deklarimin e punonjësve,  si dhe ndryshimet  në tatimin mbi të ardhurat. Por, nëse qeveria e konsideron këtë paketë  si një ndihmë  për  zhvillimin e biznesit dhe  ulje të evazionit fiskal, një mendim krejt të kundërt  ndan biznesi, i cili i ka kundërshtuar këto ndryshime.

Qeveria gjen treg për energjinë e prodhuar nga HEC-et

Qeveria shqiptare miratoi dje vendimin që garanton tregun e shitjes së energjisë për të gjitha hidrocentralet e vogla që janë ndërtuar vite e fundit në vend. Në mbledhjen javore me ministrat, kryeministri Sali Berisha tha se energjia që prodhojnë hidrocentralet e vogla do të blihet me çmimin e energjisë në bursë nga shteti shqiptar që do ta përdorë për tregun vendas. Referuar të dhënave të publikuara nga qeveria, në mbarë vendin janë ndërtuar 46 hidrocenntrale të vogla ndërsa 100 të tjerë janë në proces ndërtimi. 

Ulet paga mesatare në ekonomi

Ngadalësimi i rritjes ekonomike gjatë këtij viti është reflektuar edhe në rënien e pagës mesatare në ekonomi. Sipas raportit të fundit të Bankës së Shqipërisë, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2012, indeksi i pagës mesatare në ekonomi shënoi norma negative. Sipas të njëjtit raport indeksi i pagave ra me 8.4% në terma realë për tremujorin e dytë, ndërkohë që në tremujorin e parë rënia kishte qenë dyshifrore. Mësohet se indeksi i pagës mesatare në ekonomi llogaritet si raport i indeksit të fondit të pagave me indeksin e numrit të punonjësve, mbështetur në të dhënat që publikon Instituti i Statistikave. Rënia e pagës mesatare është një tregues i qartë se kriza po jep efekt edhe në nivelin mesatar të të ardhurave të personave të punësuar. Një tjetër zhvillim negativ gjatë këtij viti është rënia e produktivitetit të punës, që mat të ardhurën mesatare që siguron një biznes për çdo të punësuar. Në tremujorin e dytë të këtij viti, ky tregues ra me 8%. Një zhvillim i tillë tregon ulje të eficiencës së përdorimit të punës në procesin e prodhimit nga bizneset. Produktiviteti i ulët nënkupton konkurrueshmëri të dobët. Ky ka qenë dhe mbetet një problem serioz për ekonominë shqiptare, problem që në këtë vit krize po thellohet akoma më shumë.