e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Ardian Prrenjasi pranon: Kam vrare 11-vjeçarin Julian Cela. Monstra rrembeu edhe nje 10-vjecar

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ardian Prrenjasi pranon: Kam vrare 11-vjeçarin Julian Cela. Monstra rrembeu edhe nje 10-vjecar
Julian Çela, 11-vjeçari i zhdukur që prej nëntorit të vitit të kaluar, është vrarë nga Ardian Prrenjasi, pedofili i arrestuar pak orë më parë. Krimi është pranuar nga 45-vjeçari Prrenjasi, i arrestuar për abuzimet me 10-vjeçarin A.C. Monstra ka pranuar krimin, por nuk ka dhënë detaje se ku është fshehur trupi i të miturit, djali i nëndrejtorit të anti-terrorit në SHISH, Skënder Çela. Policia po punon për gjetjen e trupit të të miturit.

Kreu i policisë së Tiranës, Bernard Caushaj në një deklaratë për mediat, pohoi se ekzistojnë prova të forta se 45-vjeçari Prrenjasi është autori i dyshuar i vrasjes së 11-vjeçarit Çela, të zhdukur që prej 30 nëntorit 2012.

Caushaj ka saktësuar se në momentin e arrestimit, 45-vjeçarit i është gjetur një litar të lidhur në formën e një laku dhe një thikë, që dyshohet se i përdoret për të ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj 10-vjeçarin A.C, i cili ishte deklaruar i zhdukur që prej orës 18:30 të së shtunës. Kreu i policisë së Tiranës ka deklaruar se 45-vjeçari kishte dhe më parë të dhëna për abuzim seksual me të mitur.

Dënimi në gjykatë

Ndërkohë mësohet se 45-vjeçari ka qenë i dënuar në vitin 2008 me 60 mijë lekë gjobë për akuzën e rrëmbimit të një fëmije. Në atë kohë fëmija është shpëtuar në kohë nga një kushëri i tij dhe monstra nuk ka arritur të abuzojë apo keqtrajtojë me të.

Ndërkohë Prrenjasi është dënuar për pedofili nga gjykata greke, çka është bërë shkak që ai të mos pranohej nga familja.

Krimi

Zbulimi i krimit mostruos u bë pas arrestimit të 45-vjeçarit Ardian Prrenjasi, i cili kishte mbajtur peng që prej ditës së djeshme 10-vjeçarin me inicialet A.C. Sipas policisë i miturit është gjetur në banesën e fqinjit të tij, 45-vjeçarit Ardian Prrenjasit, i cili dyshohet se ka mbajtur fëmijën 24 orë nën presionin e dhunës fizike dhe psikologjike. Të njëjtat burime dyshojnë se ndaj të miturit janë kryer veprime të turpshme dhe është abuzuar seksualisht me të.

Policia ka ndaluar në kushtet e flagrancës 45-vjeçarin, babai i tre fëmijëve, i divorcuar dhe banor i Tiranës prej disa vitesh. Gjatë momentit të arrestimit ai është kapur me një thikë dhe litar në dorë. Arma e ftohtë dhe litari me të cilin është kapur në flagrancë ka bërë që blutë e Tiranës të ngrenë dyshime se 45-vjeçari kishte si qëllim edhe vrasjen e fëmijës.

Mësohet se 45-vjeçari punonte si shofer në ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit në Tiranë dhe prej dy ditësh nuk ishte paraqitur në punë. Mungesa e tij ka shqetësuar kolegët e punës, të cilët kanë tentuar sot të hyjnë në banesën e tij nga dritarja e banjës. Përpjekjet e kolegëve kanë rënë në sy të të afërmve të 10-vjeçarit, të cilët kanë lajmëruar policinë. Pas dyshimet të ngritura, policia ka ndërhyrë me forcë mesditën e sotme, në ambientet e banesës së Ardian Prrenjasit, ku ka gjetur 10-vjeçarin. Të afërmit e tij shprehen të shokuar nga ngjarja, ndërkohë që banorë të zonës kanë treguar se ai kishte pak kohë që jetonte në lagjen e tyre dhe tregohej i afërt me fëmijët.