E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Teknologji

Apple, 'me e pasur' se Greqia dhe Austria

Në këtë seksion: Teknologji · 8 artikuj ↓
Apple, 'me e pasur' se Greqia dhe Austria
Kompania Apple duket se ka thyer rekordin përsa i përket vlerës tregtare të kompanive. Kjo kompani ka arritur vlerën e rreth 400 miliardë dollarë. Të dhënat e bursës globale thonë se Apple ka arritur në shifrën e 431.37 miliardë dollarë gjatë ditës, më pas shifra ka rënë në 400 miliardë dhe në fund të ditës ajo ishte 398 miliardë dollarë.

Sipas të dhënave këto shifra janë mjaft të larta për një kompani duke kaluar kështu GDP-të e disa shteteve të rëndësishme si Austria, Greqia, Argjentina apo Afrika e Jugut. Apple është për momnetin industria më e madhe globale e teknologjisë informative.