Apeli ‘kyç’ ne burg perjetesisht Aldo Baren
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Aldo Bare është përfundimisht i dënuar me burgim të përjetshëm. Është ky verdikti final i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Vendimi i cili është marrë në më pak se 5 minuta, në një seancë me dyer të mbyllura, pavarësisht interesit mediatik apo publik.
Aldo Bare u dënua me burgim të përjetshëm për të paktën pesë vrasje, të kryera në kuadër të bandës që themeloi në 1997-ën me qëllimin e vetëm për të ekzkekutuar kundërshtarin e tij, Artur Daja pasi e bënte përgjegjës për ekzekutimin e të vëllait, Ramadan Shkurti. Banda e Bares veproi për vite me radhë, derisa vetë i shumëkërkuari u prangos pas shtatë vitesh në Turqi dhe më pas u ekstradua drejt Shqipërisë ku ndodhet prapa hekurave.
Procesi i tij gjyqsor ka kaluar në shumë peripëcira, më herët Gjykata e Apelit kishte prishur vendimin për Baren për shkelje të rënda proceduriale. Më pas Gjykata e lartë e riktheu në gjykatën e Shkallës së Dytë duke i lënë kësaj të fundit disa detyra.
Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor Aldo Baren (Alfred Shkurtin) për katër vrasje, dy tentativa vrasjeje, shkatërrim të pronës me zjarr, si dhe krijim të organizatës kriminale. Për secilën nga këto akuza i pandehuri u dënua me 247 vite burg, por në bashkim të dënimeve, përfundimisht Aldo Bare u ‘kyç’ matanë hekurave përjetësisht.