Anne Holt: Ne Norvegji nuk ka pasur kurre tensione, jetonim ne paqe
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
“Parajsa nuk ishte e mbrojtur dhe u sulmua”. Anne Holt, shkrimtarja norvegjeze shumë e njohur për librat e saj policorë, midis të cilëve “Atë që meriton”, “Nuk duhet të ndodhë”, “Porta e mbyllur”, “Perëndia e verbër”, “Hakmarrja”, në këto momente të vështira për kombin është e trullosur para televizionit, si 4,5 milionë bashkëqytetarë të vet. Në shtetin më të begatë dhe të disiplinuar të Europës, pa probleme borxhi publik dhe me një Welfare bujar, antik, që i kompenson bollshëm taksat e larta dhe çmimet disi të shtrenjta, trokiti më e paimagjinueshmja. “Në këtë vend deri dje, mund të takoje në pub, në rrugë, në supermarket, Kryeministrin dhe princin trashëgimtar. Gjithmonë kemi pasur një nivel sigurie shumë të ulët dhe një qetësi absolute”, është shprehur shkrimtarja. Ajo e di më mirë se të tjerët, sepse të shkruash romane policorë është vetëm jeta e tretë e saj. Më parë ishte gazetare, më pas avokate dhe nga viti 1996 ministre e Drejtësisë. Jeton në Oslo me një shoqe dhe të bijën.
Nga të gjitha anët është emblema e një shoqërie të hapur, tolerante, tashmë edhe multietnike, ku policët lëvizin të paarmatosur. Që sot jo më: në aeroporte kanë me vete pistoletën. Në librat e saj ka rrëmuar në situata patologjike, te marrëzia që shpërthen dhe shkatërron jetën e përditshme, te dëshpërimi i errët i beqarëve në një kontekst tepër të rregullt.
Ka treguar të jashtëzakonshmen, të keqen dhe dëshpërimin që fshihet i pariparueshëm në një jetë shoqërore paqësore. Detektivët e saj janë të payshtur dhe si te rasti i hetuesit Stubo, te libri, “Atë që meriton”. I është dashur të përcaktojë intriga ndërkombëtare si rrëmbime të Presidentes së parë grua të SHBA-së, me origjinë norvegjeze, gjatë vizitës shtetërore në vendin e të parëve. Sekreti qëndron te një zonë e errët e fshehur tek e shkuara e Presidentes dhe është një sekret privat. Shkrimtarja rrëfen se nuk kishte arritur kurrë ta imagjinonte një sulm terrorist dhe me këto përmasa në zemër të atdheut të vet. Është tronditëse, por duhet të rrëfej se është një befasi e llahtarshme. Nuk besoj se dikush këtu e kishte menduar një gjë të tillë. Njerëzit janë të terrorizuar, në pritje të kuptojmë se çfarë po ndodh. Është ende shpejt të bësh komente. Me stil tipik verior shton se e vetmja zgjidhje është “të presim që policia të bëjë punën e vet. Të presim të disiplinuar. Ndonjë ide edhe mund të jetë e qartë. Nga vjen e gjithë kjo? Nuk ka përgjigje, por dyshime.
Fondamentalistë?” Shkrimtarja e njeh Norvegjinë në skutat më të fshehta. “Le të themi se kjo që sapo ka ndodhur ka shkaqe të brendshme, do të isha tepër e befasuar. Nuk ka grupe ekstremistësh, të djathtë dhe të majtë, kaq të rrezikshëm dhe të organizuar që të kenë forcën të tentojnë të pakrahasueshmen. Sigurisht nuk i dihet kurrë, por kjo është situata. Mbetet një hipotezë që është e ndryshme nga ajo që mendoj. Ndonjë sulm islamik dhe arsye rreth të cilave mund të reflektojmë ka. Suedia dhe Danimarka, vendet më të afërta, kanë qenë subjekt sulmesh të tilla, edhe pse jo të këtyre përmasave. As kaq spektakolare. Pikërisht është kjo, duke e ditur se në shoqërinë norvegjeze nuk ka grupe ekstremiste që të kenë peshë, shkaku më shtyn të mendoj se vjen nga jashtë. Terroristë që duan të godasin Perëndimin. Jemi objektiv ideal, pasi forcat tona janë në Afganistan, ushtria jonë është shumë e integruar në NATO, vendi është aleat i ngushtë i SHBA-së. Dhe në disa anë nuk është i mbrojtur nga këto lloj rreziqesh.
Ishte një parajsë në Europën gjithnjë edhe më të blinduar. Po, Norvegjia vazhdoi të ishte një shoqëri shumë e hapur”, thotë shkrimtarja. “Aq sa ta nënvlerësonte rrezikun? Të jashtmit, do të thosha. Brenda nuk ka tensione të veçanta. Jemi një vend i vogël që duket se e realizoi ëndrrën e një shoqërie të begatë, të rregullt dhe mbi të gjitha të lirë. Dita e frikshme e Oslos do të ndryshojë gjithçka? Ndruhem se parajsa e vogël nuk ekziston më. Dikush e sulmoi dhe ia doli t’i jepte një goditje të tmerrshme. Një goditje si 11 shtatori? Në një farë mënyre po, por duhet të shohim, kuptojmë, presim. Realisht asgjë nuk dimë deri më tani”.