Anketa, mbi 78% e qytetareve kunder importit te plehrave
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shqiptarët janë kundër ligjit që lejon importin e plehrave nga jashtë. Ky është përfundimi i nxjerrë nga anketa mbi ligjin “Për Menaxhimin e Mbetjeve” u zhvillua nga IDRA Research & Consulting, me kërkesë të Aleancës Kundër Importit të Plehrave dhe financimin e Soros.
Nga të dhënat e publikuara dje, rezultojnë se jo pak por 82.2% e të anketuarve mendojnë se një referendum është i nevojshëm për të vendosur nëse Shqipëria duhet të lejojë ose jo importin e mbetjeve. Edhe në lidhje me pranimin apo jo të importit të plehrave, shumica dërrmuese e të pyeturve kanë deklaruar se janë kundër tij. Të dhënat zyrtare tregojnë se pjesa më e madhe e popullsisë ka dijeni të plotë për ligjin që lejon importin e mbetjeve nga jashtë.
Nëse ky referendum do të zhvillohet së shpejti, atëherë 78.4% e të anketuarve do të votojnë kundër importit të mbetjeve. “Nëse një referendum i tillë do të mbahej 78.4% e të intervistuarve deklarojnë se do të votojnë kundër lejimit të importit të mbetjeve në Shqipëri, 9.2% do të votojnë pro lejimit të importit të mbetjeve, 6.2% nuk janë të sigurt se si do të votojnë dhe 6.3% nuk do të votonin fare.
Faktorët demografikë (gjinia, mosha apo vendndodhja urbane) nuk kanë ndonjë ndikim domethënës në votën e deklaruar të kësaj shumice kundër ligjit”,- shpjegoi rezultatet e sondazhit, Ermal Çela, specialist për zhvillimin e biznesit në IRDA. Intervistat janë kryer me një kampion prej 600 përfaqësues të zonave urbane të Shqipërisë. Shifrat e sondazhit tregojnë një përqindje shumë të lartë qytetarësh që janë kundër importit të plehrave dhe vetëm 9.2% janë pro tij.
Një prej qëllimeve të kësaj ankete është dhe matja e shkallës së njohjes nga ana e qytetarëve mbi ligjin “Për menaxhimin e mbetjeve”. Të pyetur nëse kanë dëgjuar për këtë ligj, 83.2% e të intervistuarve kanë deklaruar “Po”, përgjigje e cila, sipas anketuesve, dëshmon një nivel të lartë të njohjes së kësaj çështjeje nga publiku i zonave urbane.
Gjithashtu niveli i informimit mbi këtë ligj është i lartë përgjithësisht për të gjitha grupmoshat e intervistuara, por me një tendencë rritjeje drejt moshave më të mëdha (76.5% e moshave 18-24 vjeç, rezidentë të zonave urbane janë në dijeni për këtë ligj; 88.9% e moshave 55 vjeç e sipër, rezidentë të zonave urbane janë në dijeni për këtë ligj). Niveli i njohjes është më i lartë në Tiranë me 87,6%. Por edhe zonat e tjera urbane shfaqin gjithashtu një nivel të lartë me 81.5%. Pyetjes nëse ky ligj lejon apo ndalon importin e mbetjeve, rreth 70% e të intervistuarve të cilët janë në dijeni të ligjit deklaruan që ky ligj e lejon importin e mbetjeve. Pjesa tjetër deklaron ose “nuk e di”, rreth 17% e saj ose “ligji nuk e lejon importin e mbetjeve”, janë përgjigjur 13% e anketuesve.
Si është zhvilluar sondazhi
Anketa në fjalë është zhvilluar gjatë muajit dhjetor 2011, gjatë segmentit kohor 5 – 23 dhjetor 2011. Për të arritur këto përfundime, IDRA ka përdor një kampionim me tre hapa për të arritur përfaqësinë urbane. Hapi i parë përbën zgjedhjen e njësive primare të kampionit. Në këtë rast, një numër qendrash votimi urbane për çdo qark të cilat përzgjidhen nga lista e qendrave të votimit të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Së dytë, është bërë përzgjedhja e shtëpive nëpërmjet metodës së ecjes rastësore. Së fundmi, është ndjekur dhe hapi i zgjedhjes së respondentit, i cili bëhet nëpërmjet metodës së ditëlindjes së fundit. IDRA Research & Consulting është një kompani që ofron shumëllojshmëri në shërbimet e hulumtimit të tregut dhe opinionit publik, e pranishme me zyra në Tiranë dhe Prishtinë. Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka nisur sëfundmi procesin e mbledhjes së 50 mijë firmave për të mundësuar një referendum popullor kundër importit të plehrave.
Përfundime të anketimit
83.2% e të anketuarve janë në dijeni për ligjin “Për Menaxhimin e Mbetjeve”
69.6% e të anketuarve të cilët janë në dijeni të ligjit “Për Menaxhimin e Mbetjeve” mendojnë se ky ligj e lejon importimin e mbetjeve
79.5% e të anketuarve mendojnë se importi i mbetjeve është çështje e rëndësishme për vendin tonë
82.2% e të anketuarve mendojnë se një referendum është i nevojshëm për të vendosur nëse Shqipëria duhet të lejojë ose jo importin e mbetjeve
Nëse do të mbahej një referendum 78.4% e të anketuarve do të votonin kundër importit të mbetjeve
Përfundime të tjera për sondazhin
Nuk ka ndryshime statistikisht domethënëse ndërmjet gjinive për sa i përket nivelit të informimit mbi ligjin e menaxhimit të mbetjeve, rëndësisë së perceptuar të importit të mbetjeve në vendin tonë si dhe pjesëmarrjen dhe mënyrën e votimit në një referendum të mundshëm mbi këtë çështje.
Moshat më të vjetra janë më të informuara mbi ligjin e menaxhimit të mbetjeve krahasuar me moshat më të reja.
Niveli i njohjes së ligjit është më i lartë në Tiranë (87,6%) por edhe zonat e tjera urbane po ashtu shfaqin një nivel të lartë informimi (81.5%).
Ka një dallim midis perceptimeve të popullsisë së kryeqytetit dhe zonave të tjera urbane për çka ky ligj lejon apo jo; 75.7% e banorëve të kryeqytetit por edhe në zonat e tjera urbane 67% e të anketuarve mendojnë se ky ligj e lejon importin e mbetjeve.
Qëllimi i anketës dhe përshkrimi i kampionit
Qëllimi
Matja e njohjes së qytetarëve për ligjin mbi “Menaxhimin e Mbetjeve”
Vlerësimi i qëndrimit të qytetarëve në lidhje me një referendum të mundshëm
Pozicionimi i qytetarëve në lidhje me importin e mbetjeve
Shtrirja
600 intervista
Tiranë dhe qytetet e mëdha: Durrës; Fier; Vlorë; Shkodër; Elbasan; Korçë; si edhe qytetet e tjera
Metodologjia
Kampion disa-shtresor përfaqësues për zonat urbane
Intervistat ballë-për-ballë
Kryerja e intervistave: Dhjetor 2011
Marzhi i gabimit ±4.0%
PS: Bashkohemi me referendumin për importin e plehrave
Opozita i është bashkuar Aleancës Kundër Importit të Plehrave për të mbledhur 50 mijë firmat e nevojshme për të zhvilluar një referendum. Vendimi i marrë nga selia rozë iu është bërë i ditur dje pas mbledhjes me kryetarët e degëve dhe të rrethit të PS-së. Në mbledhjen e cila zgjati përreth dy orë, kryetari i PS-së, Edi Rama u ka sqaruar zyrtarëve socialistë axhendën që do të ndjekë për referendumin popullor. Pas këtij takimi, sekretari për Organizmin në PS, Blendi Klosi, ka sqaruar se nga ana e socialistëve është thënë publikisht, në parlament, në diskutimin e projektligjit, se janë kundër këtij ligji. Madje, sipas tij, selia rozë ka hedhur edhe më parë idenë për krijimin e referendumit kundër ligjit të “Menaxhimit të integruar të mbetjeve”.
“Ne e kemi deklaruar në Kuvendin e Shqipërisë që jemi për një referendum mbarëkombëtar antiplehrë, por po ashtu kemi deklaruar në Kuvend se sido që kjo histori të shkojë, me rimarrjen e pushtetit nga forca jonë politike, ligji i parë që do të shfuqizohet do të jetë ligji që ka të bëjë me importin e plehrave në vendin tonë. Kjo sepse mendojmë se është një ligj krejtësisht klientelist, një ligj i cili jo vetëm godet shoqërinë shqiptare”,- deklaroi Klosi. Sipas tij, ky ligj jo vetëm që godet ata që jetojnë sot në vendin tonë, por godet edhe 2-3 brezat që do të vijnë. Deputeti socialist shkoi edhe më tej në analizën e tij, duke vlerësuar se lejimi i këtij ligji godet jo vetëm shqiptarët që jetojnë brenda Shqipërisë, por njëlloj, godet sot të gjithë shqiptarët që jetojnë edhe në Maqedoni, në Mal të Zi, në Kosovë pa dyshim, kudo që shqiptarët sot jetojnë. Pra, kjo është një e keqe mbarëkombëtare.
“Në këtë kuadër, PS është në mbështetje të plotë dhe të fuqishme të grupit nismëtar të Aleancës Kundër Importit të Plehrave, dhe do t’i japim mbështetjen tonë maksimale, duke kërkuar dhe duke u përpjekur që të japim mbështetjen tonë maksimale, duke i kërkuar të gjithë mbështetësve të kësaj partie që të firmosë në të gjitha pikat ku kjo aleancë do të hapë”,- sqaroi qëndrimin e Partisë Socialiste, Blendi Klosi. Nga ana tjetër, ai kritikoi qëndrimin e mbajtur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për procedurat që duhet të zhvillohen për krijimin e referendumit. Për zyrtarin e lart socialist, KQZ në mënyrë antikushtetuese, antiligjore, jashtë çdo praktike dhe në mënyrë hileqare, janë krijuar procedura shtesë. “Por, edhe duke pranuar këtë hile ne do të luftojmë për të mbështetur nismëtarët e këtij referendumi, duke i kërkuar të gjithë mbështetësve tanë, të gjithë strukturave tonë, mbështetje maksimale dhe pjesëmarrje aktive, jo vetëm për firmat, por edhe për debatin publik që do të bëhet kundër ligjit , pasi mendojmë se është një pikë shumë e fortë dhe është një nga momentet ku qeveria del krejtësisht zbuluar në interesat e saj korruptive, kriminale dhe të familjes kryeministrore”, – deklaroi sekretari Organizativ në selinë rozë.
Çfarë parashikon Kushtetuta
REFERENDUMI / Neni 150
1. Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.
2. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.
3. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj.
Ku po mblidhen firmat për referendum
Pikat e Tiranës janë:
1. Qendra Sociale tek rruga “Hoxha Tasim” vila 187/1 200m mbi “Optika Roma”
2. Zyrat e Lëvizjes MJAFT! tek rruga e “Elbasanit” Nr. 32 kati i katërt përballë Ambasadës Amerikane
3. Tek blloku kryqëzimi i Rrugës “Vaso Pasha” me Rrugën “Nikolla Tupe” pranë ish bar “Mjelmës”
4. Në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës
Në Vlorë pranë Kinoteatrit
Në Korçë pranë Qendrës SOL tek Rruga “Papa Llambro Ballamaci” Blv. “Republika” Nr 2.
Ç’duhet të përmbajë fleta e nënshkrimit
Emri, atësia dhe mbiemri i zgjedhësit që nënshkruan në fletë, të jenë sipas dokumentit të identitetit dhe të shkruhen me germa kapitale, lehtësisht të dallueshme
Numrat e dokumentit të identitetit të shkruhen qartë, lehtësisht të dallueshme
Personat që nënshkruajnë të fletën tip duhet të jenë zgjedhës në momentin e paraqitjes së kërkesës
Çdo nënshkrues plotëson individualisht, me shkrim dore të dhënat në rreshtin përkatës pa korrigjime
Fletës Tip i bashkëlidhen fotokopje të dokumentit të identifikimit të zgjedhësve që do të nënshkruajnë, (pasaportë, kartë identiteti), të renditura sipas radhës së emrave në Fletën Tip.