e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Aleanca Kuq e Zi: Te zbardhen bisedimet me Greqine

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Aleanca Kuq e Zi: Te zbardhen bisedimet me Greqine
Aleanca Kuq e Zi reagoi të premten në lidhje me takimin mes ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto dhe sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Jashme greke, Yannis-Alexis Zepos. Aleanca Kuq e Zi kërkoi që “qeveria të bëjë transparente bisedimet”, dhe theksoi se “jemi kundër takimeve me dyer të mbyllura të ministrave.”

“Greqia nuk mund të kushtëzojë Shqipërinë për integrimin europian, dhe ministri grek Lambrinidis injoroi vendimin e Gjykatës Kushtetueses”, tha Aleanca Kuq e Zi, dhe nënvizoi se "qeveria të mos bëjë kompromis me çështjen shqiptare."

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Yannis-Alexis Zepos u takua të enjten me kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto.