e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Al Kaeda konfirmon vdekjen e Osama bin Laden

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Al Kaeda konfirmon vdekjen e Osama bin Laden
Al Kaeda ka publikuar nje delarate nepermjet forumit xhihadist, ku ka konfirmuar vdekjen e liderit Osama bin Laden. Deklarata vjen vetem pak dite pasi Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, njoftoi se trupat speciale amerikane kishin vrare Osama bin Laden, gjate nje sulmi ne Abatobad, Pakistan. Në deklaratën e sotme të Al Kaedës, kërcëonhen Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u bëhet thirrje pakistanezëve që të ngrihen në revoltë. Në mesazh shkruhet se shumë shpejt lumturia e tyre do të kthehet në pikëllim, dhe gjaku i tyre do të përzihet me lotët e tyre. Deklarata thotë se Al Kaida do të vazhdojë rrugën e xhihadit, në rrugën e lënë pas nga liderët me në krye Osama bin Laden, pa asnjë hezitim dhe ngurim.