Akuzat ndaj UCK-se, a eshte i mundur trafiku i organeve?
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shefi i shërbimit të Nefrologjisë në QSUT, shpjegoi arsyet se përse nuk mund të realizohet trafik organesh në Shqipëri. Trafiku i organeve në vendin tonë nuk mund të ketë ndodhur për asnjë arsye pasi kjo është e pamundur dhe është absurde të mendohet. Realizimi i heqjes së organeve dhe më tej i transplantit të tyre kërkon kushte specifike, një armat profesionistësh dhe plot kondita të tjera në të kundërt kjo ndërhyrje është e pamundur. Duke dhënë shpjegime në lidhje me procedurat e realizimit të transplantit shefi i Shërbimit të Nefrologjisë në Qendrën spitalore Universitare "Nënë Tereza", Nestor Thereska në intervistën për "Shekullin" hodhi poshtë çdo akuzë apo dyshim që në ndonjë të ashtuquajtur klinikë në Mat, Tiranë apo Fushë-Krujë të jetë bërë trafik organesh dhe aq më tepër të jetë realizuar ndonjë transplant.
Profesor flitet se vendi ynë dhe konkretisht klinikat në Mat, Tiranë dhe Fushë-Krujë janë përdorur për heqjen e organeve të burgosurve serbë nga ushtarë të UÇK-së. Mund të na thoni nëse është e mundur një procedurë e tillë për tu realizuar?
Më vjen keq ta nis shpjegimin tim me një gjuhë të ashpër, por po e theksoi që në fillim që kjo është absurde të mendohet dhe i ngjan më shumë me një filmi komik, i cili i kalon kufijtë e imagjinatës. Unë dhe kolegët e mi kemi mbetur të habitur se si mund të imagjinohen gjëra kaq absurde dhe të parealizueshme në vendin tonë.
Mund të na shpjegoni përse janë të parealizueshme?
Të bëhet trafikimi i organeve apo i transplantit kërkon një sërë kushtesh, të cilat janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe duhet të zbatohen në mënyrë strikte në të kundërt çdo gjë dështon. Pra së pari duhet infrastukturë e tërë moderne dhe speciale, duke filluar nga sallat e operacionit, të cilat duhet të jenë moderne dhe të pajisura në mënyrë perfekte. Kërkohen gjithashtu laboratorë të pajisur me çdo gjë të nevojshme për të mbajtur organet në kushte të përshtatshme në të kundërt organet nuk mund të nevojiten për asgjë. Gjithashtu duhet edhe një armatë e tërë me profesionistë të shëndetësisë për të realizuar ndërhyrjet kirurgjikale. Duhet të dini se këto ndërhyrje nuk janë aspak të thjeshta por janë shumë të ndërlikuara dhe kërkon perfeksion. Ju e dini se në pas 3 vitesh pune kolosale dhe përgatitjesh profesionale në Itali realizuam transplantin e parë të veshkave në një sallë moderne ku nuk mungonte asgjë dhe sërish kishim frikë se do të dështonim.
Profesor sa orë mund të rezistojë një veshkë nga momenti kur hiqet deri në momentin kur i transplantohet një personi tjetër?
Besoj se u shpjegova se duhet të jetë çdo gjë strikte. Një mangësi apo gabim i vogël do të sillte dështim në rastin e transplantit të organeve. Të mendosh se qenkan bërë ndërhyrje kirurgjikale për heqje organesh në një shtëpi apo në një të ashtuquajtur klinikë në Fushë-Krujë kjo i kalon kufijtë e imagjinatës dhe ua them me bindje se është krejtësisht e pamundur. Duhet të dini se në momentin që transportohet një organ drejt një klinike duhet të plotësohen disa kushte. Edhe pse një organ mund të mbijetojë më shumë se 1 orë duhet të dini se ky organ duhet të mbahet në laborator modern dhe sa më shumë minuta kalojnë nga momenti që hiqet organi aq më i papërshtatshëm bëhet për transplantin. Pra as nuk mund të mendohet se një organ hiqet dhe mbahet në kuti dhe u transportoka për orë të tëra. Është absurde të mendohet dhe është e turpshme të bëhen akuza kaq fëminore dhe të pabesueshme jo vetëm për ne profesionistët e shëndetësisë por edhe për popullin e thjeshtë.
Pikat e raportit "Marti"
--Vendet në Shqipëri ku përmenden në raport janë se ka dyshime se është bërë trafikimi i organeve janë: Cahan, Kuk, Bicaj (afër), Burrelit, Rripe (fshat në jugperëndim të Burrelit dhe në rrethin e Matit), Durrës, dhe Fushë-Krujë.
--Gjatë kohës së luftës edhe mjekët kanë pasur lëvizje masive me refugjatët në Shqipëri dhe UÇK-ja thuhet se ka zbatuar një politikë, sipas të cilës të gjithë personave të dyshuar, sidomos ata të cilët ishin të dyshuar se kanë qenë bashkëpunëtorë, duhej t'u nënshtroheshin marrjes në pyetje.
--Kjo politikë ishte përkrahur në mënyrë aktive në territorin e Shqipërisë nga elemente të fuqishme brenda aparatit të inteligjencës shqiptare kombëtare, duke përfshirë SHIK-un (tani SHISH) dhe zbulimin ushtarak.
--Komandantët e UÇK'së të akuzuar se kanë qenë të përfshirë në këto vende janë Sabit Geci, Riza Alija (alias Komandant Hoxha), dhe Xhemshit Krasniqi. Të tre burrat kanë paditë e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe duhet së shpejti të dalin në gjyq në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës dhe pronat e tyre kanë qenë gjerësisht të kontrolluara.