e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Akuzat ndaj Imamit, ministri raporton ne Komisionin e Sigurise

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Akuzat ndaj Imamit, ministri raporton ne Komisionin e Sigurise
Ministri i Mbrojtes Arben Imami u paraqit sot në Komisionin e Sigurisë me kërkesë të opozitës lidhur me planin e përhapjes së Forcave të Armatosura si dhe ndryshimet strukturore që i janë bërë këtij plani. Por që në nisje mbledhja ka hasur në debate të forta mes përfaqësueve të majtë e të djathtë në Komision.

Në fjalën e tij deputeti i PD-së, Astrit Patozi akuzoi opozitën se kërkon të përsërisë një ‘Watergate’ por tha se do të marrin vetëm përgjigje institucionale. Ai shtoi se Komisioni i Sigurisë s’ka marrë asnjë vendim për kontroll në Ministrinë e Mbrojtjes.
“Ju kërkoni një ‘Watergate’ në Shqipëri por nuk mund ta gjeni. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Për çdo dyshim që keni do të ketë vetëm përgjigje institucionale”,- tha Patozika.

Nga ana tjetër deputeti i PS-së, Ilir Gjoni tha se përfaqësuesit e djathtë po për shkresat e Komisionit. “Ju s’mund të vini në komision të abuzoni dhe gënjeni. Ju nuk mund të gënjeni për shkresat e këtij komisioni”,-tha Gjoni.

Mbledhja ka vijuar pa praninë e mediave sepse informacionet që mund të raportojë zoti Imami mund të jenë konfidenciale. Ndërkohë ditën e hënë pavarësisht se opozita ka kërkuar disa herë paraqitjen e ministrit Imami në një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë dështoi pasi zoti Imami nuk u paraqit. Mësohet se anëtarët e Komisionit janë lajmëruar me SMS se mbledhja do të shtyhej për ditën e mërkurë për shkak të axhëndës së ngjeshur të ministrit Imami.

Seanca dëgjimore e Imamit është ofruar nga vetë ministri i cili tha në senacën e fundit plenare se është i hapur të dalë para komisionit dhe t’i japë shpjegime pyetjeve të opozitës lidhur me aktivitetin e institucionit që ai drejton.

‘Jam i gatshëm për çdo temë nga pesë temat jam i gatshëm edhe pesë ditë rrjesht të paraqitem përpara këtij komisioni. Opozita kërkon konflikt mes palëve, nuk do t’ja jap këtë kënaqësi. Duhet të zbatohet ligji. Kontroll për buxhetin bën parlamenti, KLSH, jam i gatshëm për informacione. Kam çuar me dhjetra përgjigje për pyetjet që kanë hapur. Por në dyert e ministrisë së Mbrojtjes nuk hyhet jashtë ligjit as sot dhe as nesër’- tha Imami nga Kuvendi.

Ndërkohë kryeministri dy ditë më parë në një bashkëbisedim me gazetarët tha se sa i takon akuzave për përgjime nga SHIU për qëllime partiake të bëra nga PS, kjo është një sindromë e zotit Edi Rama e theksoi se ushtria shqiptare është institucion i depolitizuar dhe zbaton rregullat.

‘Është një shpifje njëlloj si e para kjo e dyta bazohet në syndromin obsesiv të njeriut që çdo mëngjes kthen përmbys kolltuçët se mos i kanë vendosur ndonjë përgjues bashkëpunëtoret e tij’- tha zoti Berisha lidhur me akuzat e ngritura nga selia rozë se Ministria e Mbrojtjes nuk lejon kontrollet parlamentare dhe se SHIU përdoret për qëllime partiake.