e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Aksident ne Kerrabe, autobusi bie 40 metra ne humnere, 30 veta ne spital!

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Aksident ne Kerrabe, autobusi bie 40 metra ne humnere, 30 veta ne spital!
Bie ne humnere nje autobus me pasagjere ne aksin Tirane-Elbasan, ne vendin e quajtur "Qershite" ne qafen e Krrabës, ndërkohë që dyshohet se rreth 30 persona janë plagosur.  Sipas informacioneve të fundit autobusi me targa LB 31 56 ka dalë nga rruga rreth ores 16:30 duke përfunduar në greminë.

Mësohet se forca policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ka nisur transportimi i të lënduarve në Spital. Deri me tani ministria e Shendetesise ka bere me dije se nje pjese e te lenduarve jane derguar ne Spitalin e Elbasanit dhe gjendja e tyre paraqitet pa problem.  Nderkohe drejtuesit e qarkullimit rrugor kane nderprere levizjen e automjeteve ne Qafen e Krrabes.

Vetem pak jave me pare, nje tragjedi u regjistrua ne Himare, kur nje autobus me studente ra ne gremine, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave, 11 vajzave te reja, shoferit dhe nje djali, i fejuari i nje prej vajzave qe udhetonin ne autobus.