e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Ajshja, si u rrit me xhaxhane 9 vjec dhe njerken

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ajshja, si u rrit me xhaxhane 9 vjec dhe njerken
Ajshe Vata u rrit pa nënën Rrushe, pa gjyshen që ia mori emrin (Ajshe) dhe pa dy motrat e mëdha që të kujdeseshin për të, të cilat u martuan kur ajo ishte ende fëmijë. Gazeta Panorama, nje dite pas intervistes ekskluzive  te Muhamet Vatës, babait të 18- vjeçares së ndjere, zbardh sot historine e familjes Vata dhe femijerine e viktimes se 80 vjecarit Shaban Norja.

Shaban Norja nuk ishte veçse një rojë i tokave pranë shtëpisë Vata, por që kishte arritur të mashtronte 12 anëtarët e familjes së madhe. Si ia arriti?

Ajshe Vata mbeti jetime e dyfishtë në të njëjtën kohë, rreth 7 vjet më parë. Për shkak të sëmundjeve të rënda, humbi njëra pas tjetrës gjyshen dhe të ëmën. Shpejt, dy femrat më të dashura të jetës së saj u zëvendësuan me gra të reja. Gjyshi, Sulejmani dhe i ati, Muhameti, u martuan sërish dhe secili prej tyre lindën fëmijë nga bashkëshortet e dyta.

I pari një djalë që sot është 9 vjeç dhe i bie të jetë xhaxhai i Ajshes. Ndërsa Muhameti, pas 5 vajzave me Rrushen, nënën e Ajshes, lindi djalë e vajzë me bashkëshorten e dytë, Teftën, që aktualisht janë 6 dhe 5 vjeç.

Dy motrat e mëdha, tek të cilat do të mund të gjente deri diku ngrohtësinë amësore, u martuan shpejt pas humbjes së nënës dhe lindën po kaq shpejt fëmijët e tyre. Kështu, Ajshja mbeti e vetme në vilën e bukur me ngjyrë të verdhë, duke u bërë grua para kohe mes njerkave të dyfishta, që i ndanin vetëm dyert e shkallët; njëra në kat të tretë dhe tjetra në të dytin. Kati i parë ishte i përbashkët dhe i hapur për vizitat. Aty ka bujtur shpesh edhe 80-vjeçari Shaban Norja, vrasësi që ka pranuar tashmë autorësinë e vrasjes së 18- vjeçares dhe abuzimin seksual me të.