Abetarja e perbashket, Berisha-Thaçi ne Prizren
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Abetarja e perbashket Shqiperi-Kosove eshte prezantuar sot ne Prizren ne prani te dy kryeministrave, atij te Shqiperise, Sali Berisha dhe te Kosoves, Hashim Thaci. “Dite historike per kombin, kulturen dhe qyteterimin shqiptar. Per here te pare ne historine e kombit prezantohet nje abetare unike dhe eshte arritje historike”- ka thene kryeministrit Thaci. Sipas tij, mbledhja ne Prizren nuk eshte rastesore, por ka sinjifikim te vecante.”Jemi mbledhur ne kryeqytetin shpirteror te shqiptareve”- tha ai.
Teksti fitues, perzgjedhur me 24 prill eshte promovuar ne nje ceremoni te vecante në Prizren në Qendrën Sportive “Sezai Surroi’’. Ceremonia ka nisur nen tingujt e himnit kombetar dhe ne prani te qindra te ftuarve. “Sot udha e kombit solli edhe udhen e shkronjave”- eshte theksuar gjate prezantimit te abetares se unifikuar. Teksti ka si bashkë autorë, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj dhe 2 përfaqësuesit nga Kosova Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu, me grafike të Lorenc Buzit. Abetarja me titull “Abetare e Përbashkët Shqipëri-Kosovë” do t’u ofrohet dhe fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në diasporë.