AK mbledh Asamblene, percaktohen prioritetet
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Aleanca Kuq e Zi njoftoi se nesër do të mblidhet Asambleja e Pergjithshme e saj, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të AK-së nga të gjitha trevat shqiptare. Gjatë punimeve të Asamblesë pritet të diskutohet mbi zgjerimin e rolit të saj në jetën e shoqërisë shqiptare, si dhe do të shpallen prioritet afatmesme dhe afatgjata të saj. Nëpërmjet njoftimit të saj AK i ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të saj dhe mbështetësve të jenë pjesë e zhvillimeve të Asamblesë së Aleancës Kuq e Zi.