AK: Kanali i Korfuzit, tjeter gjunjezim i qeverise ndaj haracit grek
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Aleanca Kuq e Zi shprehet se flota shqiptare e peshkimit po kërcënohet nga trysnia greke dhe se kanali i Korfuzit është një tjetër gjunjëzim i qeverisë shqiptare ndaj haraçit grek. Përmes një deklarate për shtyp, sekretari i përgjithshëm i AK, Myslym Pasha, u shpreh sot se “Flota e peshkimit shqiptar po ndihet në detin e saj e kërcënuar dhe e pambrojtur nën trysninë e shtetit grek. Patrullimi i rojeve bregdetare të autoriteteve greke është një shkelje e hapur e integritetit territorial për të cilën shteti shqiptar duhet të marrë masa urgjente”. AK thekson se mesi i kanalit të Korfuzit është vija e vërtetë ndarëse detare dhe shkelja e saj është cenim i hapur i integritetit territorial të Shqipërisë.