e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

AK: Greqia po diskriminon shqiptaret, Berisha eshte shitur

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
AK: Greqia po diskriminon shqiptaret, Berisha eshte shitur
Aleanca Kuq e Zi ka dënuar sjelljet e shtetit grek ndaj qytetarëve shqiptarë dhe ka kërkuar që qeveria shqiptare të reagojë. Në një dalje për mediat pranë ambienteve të ministrisë së Jashtme, sekretari i përgjithshëm i kuqezinjve, Mysim Pashaj akuzoi shtetin grek për sjellje aspak e denjë për një shtet anëtar të Bashkimit Europian, ndërkohë sulmoi edhe kryeministrin Berisha si të shitur.

Aleanca Kuq e Zi në apelin diplomatik lëshuar në adresë të ministrisë së Jashtme greke ka kërkuar reciprocitet për të gjitha incidentet e provokuara diplomatike.

“Nëse nuk hiqet ligji i luftës edhe ne jemi të gatshëm të miratojmë një të tillë, nëse nuk kthehen pronat e çamëve atëherë edhe minoritarëve nuk mund t’u garantohen këto të drejta, nëse nuk heqin dorë nga kanali i Korfuzit atëherë duhet të diskutojmë për kufijtë e Çamërisë, nëse nuk heqin dorë nga presioni për homogjenizimin e emigrantëve që u ndryshojnë emrat dhe fenë atëherë edhe grekët në Shqipëri duhet të kenë emra shqiptar, nëse shpallin nongrata gazetar dhe politikanë”,- deklaroi Pashaj.