e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

AK: Etnia dhe feja, nuk deklarohen

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
AK: Etnia dhe feja, nuk deklarohen
Kryetari i Aleancës, Kuq e Zi, Endri Shabani, thotë se deklarimi i etnisë dhe fesë të mos plotësohen nga shqiptarët, pasi do të ketë manipulime dhe të dhëna jo të sakta sa i takon numrit të minoritetit grek apo sllav në Shqipëri, të dhëna që mund të manipulohen edhe me gjendjen civile. Zoti Shabani tha se “deklarimin e besimit fetar, shumë mirë mund ta bëjnë vetë besimet fetare në vend, pasi shteti në Kushtetutë është i përcaktuar si laik”. “Ndërsa sa i takon etnisë, ajo nuk është e nevojshme të bëhet, pasi regjistri i Gjendjes Civile e përcakton qartë etninë e shqiptarëve”, tha ai, raportoi.

“Dyshoj se pikërisht për etninë, të dhënat nuk do të jenë të sakta dhe se nuk do të jetë "fundi i manipulimit, por fillimi i degradimit", theksoi zoti Shabani. INSTAT-i thotë se përkatësia etnike dhe ajo e besimit, mbeten në dëshirën e deklaruesit ta bëjë të njohur apo jo, pra nuk është detyrim.