e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

71- vjetori i Konferences se Pezes, Meta: Atdheu mbi te gjitha

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
71- vjetori i Konferences se Pezes, Meta: Atdheu mbi te gjitha

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka marrë pjesë në 71- vjetorin e Konferencës së Pezës në fshatin Pezë e Madhe të Tiranës. Meta ka thënë që nga Konferenca e Pezës përcjell mesazhe të qarta dhe domethënëse për politikën shqiptare.  “Konferenca e Pezës do të thotë bashkimi, do të thotë Atdheu mbi të gjitha.  Ajo do të thotë bashkim dhe bashkëpunim në interes të Atdheut dhe në interes të kombit. Figura e Ismail Qemalit është figura e bashkimit kombëtar. Duhet të marrim mesazhe të qarta nga Konferenca e Pezës”, u shpreh Meta.

Konferenca e Pezës njihet si përpjekja e parë madhore për unifikimin e faktorit shqiptar, duke e renditur vendin përkrah koalicionit botëror antifashist. Platforma kryesore e konferencës ishte bashkimi i shqiptarëve pa dallim feje, krahine dhe ideje në frontin nacionalçlirimtar. Në sheshin para shtëpisë muze ku 71 vjet më parë zhvilloi punimet Konferenca e Pezës kishin ardhur qindra veteranë të Luftës Antifashiste, banorë të zonës së Pezës si dhe personalitete të politikës shqiptare.