e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

4-vjetori i ‘Gerdecit’, 26 viktima dhe asnje vrases

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
4-vjetori i ‘Gerdecit’, 26 viktima dhe asnje vrases
Më 15 Mars 2008 një tragjedi e rëndë do t’i merrte jetën 26 personave në fabrikën e demontimit në Gërdec por do të  ‘shpërthente’ edhe skandalin e demontimit të armëve nga gra dhe fëmijë vetëm pak kilometra larg metropolit shqiptar. Dje ishte 4 vjetori që kur shpërtheu fabrika e demontimit të municioneve, dhe vetëm tre ditë më parë Gjykata mbylli çështjen voluminoze për të 29 të akuzuarit e tragjedisë. Por askush nuk u dënua për vrasje…dhe askush nuk u dënua me burgim të përjetshëm siç kishte kërkuar edhe organi i akuzës për Ylli Pinarin, Mihal Delijorgjin dhe Dritan Minxhozin.

Fmiljarët e viktimave si dhe përfaqësues të opozitës vendosen lule në memorialin pranë kraterit në Gërdec, në nderim të viktimave që humbën jetën nga shpërthimi fatal. Kalvari i qëndrimit pas dyerve të Gjykatave për familjarët e viktimave të Gërdecit s’ka marrë ende fund, pasi vendimi do të ndiqet në hallkat më të larta të Drejtësisë shqiptare, siç u shpreh Zamira Durda, një nënë që ka humbur djalin 6-vjeçar në tragjedinë e Marsit 2008. Vetëm 15 km nga Tirana përveç viktimave, mbi 300 persona u plagosen dhe dhjetra shtëpi dhe biznese u dëmtuan rëndë. Gjykata ndryshe nga ç’pritej nga familjarët dhe opinioni publik ka vendosur masën e dënimit me 18 vite burg për ish-drejtorin e Meicos, Ylli Pinarin, për të cilin prokuroria kishte kërkuar dënim të përjetshëm. Duke rrëzuar akuzat për ‘vrasje në rrethana të tjera cilësuese’.

Po ashtu Gjykata ka rrëzuar kërkesën për burgim të përjetshëm për presidentin e Alba Demil, Mihal Delijorgjin duke e dënuar atë me vetëm 10 vite burg. Ndërkaq ai s’mund të drejtojë asnjë kompani gjatë këtyrë viteve si dhe sekuestroja mbi pasurinë e tij do qëndrojë në fuqi derisa të përfundojnë paditë civile mbi të. Ndërkaq Dritan Minxholli, administratori i kompanisë së demontimit në Gërdec, u dënua me 18 vite burg, nga burgim i përjetshëm që kërkoi prokuroria. Gjykata e Tiranës dënoi me 6 vjet burg ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxhën dhe 4 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve shtetërore dhe me 10 vjet burgim Sokol Ngjecin. Të akuzuarit e tjerë Ardian Mullai dhe Agim Lala u shpallen të pafajshëm. Teksa pjesa tjetër e të pandehurve u dënua me gjobë dhe burgime deri në 1 vit heqje lirie.

Familjarët e viktimave të lodhur nga një gjykim 3-vjeçar dhe nga dënimet që sipas tyre ishin minimale kanë shprehur zemërimin e tyre, duke rrëfyer se u vranë për herë të dytë. Zamira Durda, gruaja që ka humbur një fëmijë në këtë tragjedi dhe që për tre vjet rreshta është shndërruar në simbolin e protestës kundër shtyrjes së procesit u rebelua duke bllokuar derën e gjykatës dhe duke akuzuar trupin gjykues për vendim të padrejtë. Me poshte po publikojme vendimin e plote te trupit gjykues:

1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Ylli PINARI, për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së rregullave te mbrojtjes ne pune”, parashikuar nga neni 289/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 18 (tetembedhjete) vjet burgim.

2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Ylli PINARI, për kryerjen e veprës penale “Shkaterrimi i prones nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 161  i  Kodit Penal dhe dënimin e tij me  3 (tre) vjet burgim.

3.Deklarimin fajtor të të pandehurit Ylli PINARI, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës nga kuadri komadues” ne bashkepunim parashikuar nga neni 70/2 e 2  i  Kodit Penal Ushtarak dhe  25 Kodi Penal dhe dënimin e tij me  7 (shtate)  vjet burgim.

4.Deklarimin e pafajshem te te  pandehurit Ylli PINARI, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186, paragrafi i dytë dhe i tretë i K.Penal.

Pushimin e akuzës për vepren penale të  “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të K.Penal.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal për caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Ylli PINARI, me 18 (tetembedhjete)  vjet  burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ylli PINARI, fillon nga data e ndalimit  te tij  17.03.2008.

 Vuajtja e denimit   do të bëhet në një burg të sigurisë së zakonëshme.

2—1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Sokol NGJEÇI , për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së rregullave te mbrojtjes ne pune”,  parashikuar nga neni 289/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10(dhjete) vjet  burgim.

2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Sokol NGJEÇI , për kryerjen e veprës penale “Shkaterrimi i prones nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 161  i  Kodit Penal dhe dënimin e tij me  3 (tre) vjet burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal për caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Sokol NGJEÇI, me 10 (dhjete)  vjet  burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Sokol NGJEÇI, fillon nga data e arrestimit  te tij  03.03.2009.

Vuajtja e denimit   do të bëhet në një burg të sigurisë së zakonëshme.

3—1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Minxholli, për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 18 ( tetembedhjete) vjet burgim.

2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan MINXOLLI, për kryerjen e veprës penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 161 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me  3 (tre) vjet burgim.

3.Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan MINXOLLI, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij  me  1  ( nje ) vit burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal për caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Dritan MINXOLLI, me 18 (tetembedhjete) vjet  burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Dritan MINXOLLI, fillon nga data e ndalimit  17.03.2008.

 Vuajtja e denimit   do të bëhet në një burg të sigurisë së zakonëshme.

4—1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Mihal DELIJORGJI, për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, parashikuar nga neni 282/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 ( dhjete) vjet  burgim.

2.Pushimin e akuzës për vepren  penale të “Shkaterrimit të pronës me eksploziv” në bashkëpunim parashikuar nga nenet 152/2 dhe 25 të K.Penal.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Mihal DELIJORGJI, fillon nga data e ndalimit  17.03.2008.

 Vuajtja e denimit   do të bëhet në një burg të sigurisë së zakonëshme.

Bazuar në nenin 40 të K.Penal  i jepet si dënim plotësues të pandehurit Mihal Delijorgji, heqja e së drejtës së ushtrimit të detyrave drejtuese per një perjudhë prej  5 ( pese) vjetesh.

5— Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ardian MULLAHI, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të K. Penal.

 6— 1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlzen MADANI, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248  i K. Penal dhe dënimin e tij me  3 ( tre) vjet burgim dhe 300.000 ( treqindmije) leke gjobe.

2.Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Shkëlzen MADANI, për kryerjen e veprës penale ushtarake “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim me subjekt ushtarak – kuadër komandues, parashikuar nga  neni 70/2 e 2 të KPUshtarak dhe neni 25 i K.Penal.

3.Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Shkëlzen MADANI, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve, parashikuar nga neni 186, paragrafi i dytë dhe i tretë i K.Penal.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Shkëlzen MADANI, fillon nga dita që vendimi të marrë formë të prerë.

Bazuar në nenin 35/2 të Kodit Penal, për të pandehurin Shkëlzen MADANI i jepet si dënim plotësues “Heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë prej 3 (tre) vjet.

7—Deklarimin fajtor të të pandehurit Dashnor ÇAUSHI, për kryerjen e veprës penale ushtarake “Shpërdorimi i detyres” nga kuadri komandues, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 70/2 i K.P.Ushtarak dhe neni 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 3  (tre) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Dashnor ÇAUSHI,fillon nga dita që vendimi të marrë formë të prerë.

Bazuar në nenet 8/1 dhe 13 të Kodit Penal Ushtarak dhe nenin 35 të Kodit Penal, të pandehurit Dashnor ÇAUSHI i jepet si dënim plotësues “Ndalimi i të drejtës për të ushtruar një detyrë shtetërore”, për një periudhë prej  2 (dy) vjet.

8—Deklarimin fajtor të të pandehurit Armand TARTARI, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar neni 248 i K. Penal dhe dënimin e tij me 1 (nje) vit burgim dhe                    300.000 ( treqindmije) leke gjobe.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Armand Tartari, fillon nga dita që vendimi i gjykates  të marrë formë të prerë.

9—Deklarimin fajtor të të pandehurit Luan HOXHA, për kryerjen e veprës penale ushtarake “Shpërdorimi i detyrës” nga kuadri komandues, parashikuar nga neni 70/2 i Kodit Penal Ushtarak dhe dënimin e tij me  6 ( gjashte) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Luan HOXHA,fillon nga dita që vendimi i gjykates  të marrë formë të prerë.

Bazuar në nenet 8/1 dhe 13 të Kodit Penal Ushtarak dhe nenin 35 të Kodit Penal, të pandehurit  Luan Hoxha  i jepet si dënim plotësues “Ndalimi i të drejtës për të ushtruar një detyrë shtetërore”, për një periudhë prej  4 ( kater) vjet.

10—Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Agim LALA, për kryerjen e veprës penale ushtarake “Shpërdorimi i detyrës” nga kuadri komandues, parashikuar nga neni 70/2 i  Kodit Penal Ushtarak.

11—Deklarimin fajtor të të pandehurit Hilmi LAÇAJ, për kryerjen e veprës penale ushtarake “Shpërdorimi i detyrës” nga kuadri komandues, parashikuar nga neni 70/2 i Kodit Penal Ushtarak dhe dënimin e tij me   3 ( tre ) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Hilmi LAÇAJ, fillon nga dita që vendimi i gjykates të marrë formë të prerë.

Bashkë me dënimin kryesor, bazuar në nenet 8/1 dhe 13 të Kodit Penal Ushtarak dhe nenin 35 të Kodit Penal, për të pandehurin Hilmi LAÇAJ  jepet si dënim plotësues “Ndalimi i të drejtës për të ushtruar një detyrë shtetërore”, për një periudhë prej 2 (dy) vjet.

12— Deklarimin fajtor të të pandehurit Ndue MARKU, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K. Penal dhe dënimin e tij me  1 ( nje) vit  burgim dhe  300.000

( treqindmijë) lekë gjobë.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ndue Marku, fillon nga dita që vendimi i gjykates  të marrë formë të prerë.

13—Deklarimin fajtor të të pandehurit Shpëtim SPAHIU, për kryerjen e veprës penale ushtarake “Shpërdorimi i detyres” nga kuadri komandues, parashikuar nga neni 70/2  i K.P.Ushtarak dhe dënimin e tij me  4  ( kater ) vjet burgim.

Ne zbatim te nenit 59 te K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit te denimit me burgim duke e vene te pandehurin Shpetim Spahiu ne prove per nje periudhe prej 3 (tre) vjetesh.

Bazuar ne nenin 60 te K.Penal urdherohet i pandeheuri Shpetim Spahiu  te mbaje kontakte  me sherbimin e proves.

Bashkë me dënimin kryesor, bazuar në nenet 8/1 dhe 13 të Kodit Penal Ushtarak dhe 35 të Kodit Penal, për të pandehurin Shpëtim SPAHIU të jepet si dënim plotësues “Ndalimi i të drejtës për të ushtruar një detyrë shtetërore”, për një periudhë prej 3  ( tre ) vjet.

14—Deklarimin e pafajshem të të pandehurit Zija BAHJA, për kryerjen e veprës penale ushtarake “Shpërdorimi i detyrës” nga kuadri komandues, parashikuar nga neni 70/2 i Kodit Penal Ushtarak.

15—Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Agim BABAMETO, për kryerjen e veprës penale ushtarake “Shpërdorimi i detyrës” nga kuadri komandues, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 70/2 e 2 të K.P.Ushtarak dhe neni 25 i K. Penal.

16— Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Rezart TËRSHANA, për kryerjen e veprës penale ushtarake “Shpërdorimi i detyres” nga kuadri komandues, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 70/2 e 2 të K.P.Ushtarak dhe neni 25 i K. Penal.

17—Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Besnik DAUTI, për kryerjen e veprës penale ushtarake “Shpërdorimi i detyres” nga kuadri komandues, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 70/2 e 2 të K.P.Ushtarak dhe neni 25 i K. Penal.

18— Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatbardh KUÇI, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyres”, parashikuar nga neni 248 i K. Penal dhe dënimin e tij me 1  ( nje ) vit burgim e 300.000 ( treqindmije) leke gjobe.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Fatbardh KUÇI, fillon nga dita që vendimi i gjykates  të marrë formë të prerë.

19— Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim OSHAFI, për kryerjen e veprës penale ushtarake “Shpërdorimi i detyrës”, kryer nga kuadri komandues, parashikuar nga neni 70/2 i Kodit Penal Ushtarak dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Gëzim OSHAFI, fillon nga dita që vendimi i gjykates  të marrë formë të prerë.

Bazuar në nenet 8/1 dhe 13 të Kodit Penal Ushtarak dhe nenin 35 të Kodit Penal, për të pandehurin Gëzim OSHAFI jepet si dënim plotësues “Ndalimi i të drejtës për të ushtruar një detyrë shtetërore”, për një periudhë prej 1 ( nje) vit.

20— Deklarimin fajtor të të pandehurit Jorgo MINO, për kryerjen e veprës penale ushtarake “Shpërdorimi i detyrës”, kryer nga kuadri komandues, parashikuar nga neni 70/2 i Kodit Penal Ushtarak dhe dënimin e tij me  3 ( tre)   vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Jorgo Mino, fillon nga dita që vendimi i gjykates të marrë formë të prerë.

Bashkë me dënimin kryesor, bazuar në nenet 8/1 dhe 13 të Kodit Penal Ushtarak dhe nenit 35 të Kodit Penal, për të pandehurin Jorgo MINO të jepet si dënim plotësues “Ndalimi i të drejtës për të ushtruar një detyrë shtetërore”, për një periudhë prej 1 ( nje) vit.

21— Deklarimin fajtor të të pandehurit Denis HAJDARI, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyres” parashikuar nga neni 248 i K. Penal dhe dënimin e tij me 1 (nje) vit burgim dhe 300.000

(treqindmije) leke gjobë

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Denis Hajdari, fillon nga dita që vendimi i gjykates  të marrë formë të prerë.

22— Deklarimin fajtor të të pandehurit Fari TOSKA, për kryerjen e veprës penale ushtarake “Shpërdorimi i detyrës”, kryer nga kuadri komandues, parashikuar nga neni 70/2 i Kodit Penal Ushtarak dhe dënimin e tij me 3 ( tre) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Fari TOSKA,fillon nga dita që vendimi i gjykates të marrë formë të prerë.

Bashkë me dënimin kryesor, bazuar në nenet 8/1 dhe 13 të Kodit Penal Ushtarak dhe nenin 35 të Kodit Penal, të pandehurit Fari TOSKA i jepet si dënim plotësues “Ndalimi i të drejtës për të ushtruar një detyrë shtetërore”, për një periudhë prej  1 ( nje) vit.

23—Deklarimin fajtor të të pandehurit Zenun FERO, për kryerjen e veprës penale ushtarake “Shpërdorimi i detyrës”, kryer nga kuadri komandues, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 70/2 i Kodit Penal Ushtarak dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet  burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Zenun FERO,fillon nga dita që vendimi i gjykates të marrë formë të prerë.

Bashkë me dënimin kryesor, bazuar në nenet 8/1 dhe 13 të Kodit Penal Ushtarak dhe nenin 35 të Kodit Penal, për të pandehurin Zenun FERO të jepet si dënim plotësues “Ndalimi i të drejtës për të ushtruar një detyrë shtetërore”, për një periudhë prej 1 ( nje) viti.

24— Deklarimin fajtor të të pandehurit Hysni ÇOÇKA, për kryerjen e veprës penale ushtarake “Shpërdorimi i detyrës”, kryer nga kuadri komandues, parashikuar nga neni 70/2 i Kodit Penal Ushtarak dhe dënimin e tij me   3 ( tre) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Hysni ÇOÇKA fillon nga dita që vendimi i gjykates të marrë formë të prerë.

Bashkë me dënimin kryesor, bazuar në nenet 8/1 dhe 13 të Kodit Penal Ushtarak dhe nenit 35 të Kodit Penal, për të pandehurin Hysni ÇOÇKA të jepet si dënim plotësues “Ndalimi i të drejtës për të ushtruar një detyrë shtetërore”, për një periudhë prej 1 ( nje) viti.

25— Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Adriatik MEMA, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të K. Penal.

26— Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Juliana MARGARITI, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të K. Penal.

27— Bazuar në nenin 377 të K.Pr.Penale, kalimin e akteve prokurorit për të pandehurin Lavdi SHATRO.

28— Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Fiqiret MATO, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186, paragrafi i dytë dhe  i tretë, i Kodit Penal.

29— Deklarimin fajtor të të pandehurit personi juridik, shoqëria ALBADEMIL shpk, për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, parashikuar nga nenet 45 dhe 282/2  të Kodit Penal, si dhe nenet 2, 3, 4 të ligjit nr. 9754, datë 14. 06. 2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë” dhe dënimin e tij me 25.000.000 (njezet e pese milion) lekë gjobë.

Pushimin e akuzës të të pandehurit personi juridik, shoqëria ALBADEMIL shpk, për kryerjen e veprës penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 152/2 e 25 të Kodit Penal, si dhe nenet 2, 3, 4 të ligjit nr. 9754, datë 14. 06. 2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”.

 Bazuar në nenin 10, pika “1”, gërmat “c” dhe “dh” dhe nenet 15, pika “2” dhe 18, pika “2” të ligjit nr. 9754, datë 14. 06. 2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë” të pandehurin personi juridik, shoqëria ALBADEMIL shpk, i jepet si dënim plotësues “ndalimi i përhershëm për të marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve publike” dhe “Heqja e së drejtës së ushtrimit të çdo lloj veprimtarie që ka lidhje me armët dhe municionet luftarake dhe lëndët plasëse” për një periudhë kohe prej 10 vjetesh.

Lënien në fuqi të Sekuestros konservative mbi pasurite e te pandehurit Mihal Delijorgji vendosur me vendimin nr. 345/1 datë 22.03.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqsor Tiranë, deri në gjykimin e padisë civile në procesin penal.