300 mije shqiptare te 'ngujuar' nga debora, qindra fshatra pa energji dhe ushqim
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Fatkeqësia natyrore, të izoluar nën dëborë 300 mijë persona
Shqipëria vazhdon të jetë e mbështjellë nga fatkeqësia natyrore e cila sa vjen e rëndohet dhe banorët në veri të vendit, janë të ngujuar nën dëborë pa ushqime e pa ilaçe. Duket se në të gjitha zonat veriore të mbuluara nga dëbora gjenden plot 300 mijë banorë të bllokuar prej motit të keq që duket se do të jetë i pranishëm edhe në ditët në vazhdim. Pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore për zonat e rënduara nga reshjet e dëborës, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë ngritur nivelin e gatishmërisë me kapacitetet e nevojshme operacionale për zhvillimin me sukses të operacionit humanitar në ndihmë të zonave të bllokuara nga dëbora. Për të mbështetur autoritetet civile, qendrore dhe lokale, për përballimin e situatës emergjente, me urdhër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, janë ngritur katër njësi Task-Force, të cilat do të veprojnë në qarqet: Kukës, Dibër, Shkodër dhe Korçë. Forcat e Armatosura kanë angazhuar në operacione për emergjencat civile këto forca dhe mjete: Komanda e Task-Forcë, Qarku Dibër: Në qytetin e Burrelit, janë të angazhuar në operacion një mjet tip “IVECO” dhe një efektiv prej 20 personash për pastrimin e rrugëve të qytetit dhe në ndihmë të komunitetit.
Gjendja në Bulqizë
Në Bulqizë një mjet tip “Buldozer” me zinxhirë vazhdon të punojë për zhbllokimin dhe mbajtjen në gjendje të kalueshme rrugës nacionale. Në komunën Luzni, janë të angazhuara këto mjete: një mjet tip “Fadrom”, një kamion “Astra VSH”, 2 kamionë tip “Benz VSH” dhe një Motorul. Në fshatin Katund i Ri është angazhuar një mjet tip “Fadrom” për pastrimin e rrugëve nga dëbora. Komanda e Task-Forcë, Qarku Kukës: Në rrugën e Kombit, në segmentin Kukës-Tuneli i Kalimashit, janë të angazhuara dy borëpastruese për të siguruar kalueshmërinë e këtij segmenti. Në Aerodromin e Kukësit është në dispozicion të Emergjencave Civile një borëpastruese. 5 helikopterë të Bazës Ajrore Farkë, kanë kryer 5 misione fluturimi përkatësish: 4 misione fluturimi në Tropojë dhe një mision fluturimi në Pukë duke dërguar rreth 3000 kg ndihma ushqimore. Në Bashkinë Kukës, është një mjet borëpastruese, që vijon pastrimin e rrugëve të qytetit nga dëbora, shpërndarjen e kripës dhe skories. Në Qarkun Kukës është në dispozicion një mjet autoambulancë dhe një mjet tip “IVECO” për transport.
Komuna Tropojë
Në Komunën Tropojë një mjet tip “Fadrom” vazhdon operacionin për pastrimin e rrugëve nga dëbora që lidhin fshatrat e kësaj komune. Në rrugën e Kombit, në segmentin Kukës-Tuneli i Kalimashit, një mjet tip “Hapës pistash” me zinxhirë vazhdon punën për të siguruar kalueshmërinë e këtij segmenti. Komanda e Task-Forcë, Qarku Shkodër: Strukturat e Forcave të Armatosura kanë dërguar mjete dhe forca për hapjen e rrugës Shkodër -Pukë. Komanda e Task-Forcë, Qarku Korçë: Në dispozicion vazhdon të jetë një mjet borëpastruese me ekuipazhin përkatës, për të hapur aksin rrugor Korçë-Dardhë. Qarku Elbasan: Brigada Logjistike ka vënë në dispozicion një mjet, i cili ka bërë transportin e 2500 kg ndihmave ushqimore nga depot e Rezervave të Shtetit për në Bashkinë Librazhd.
Berisha mbledh shtabin e emergjencës: Shpëtuam 10 jetë njerëzish
Kreu i qeverisë ka mbledhur shtabin e emergjencës i ngritur për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i keq. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se ministri Nishani ishte në Korçë dhe Librazhd, ndërsa Olldashi ka qenë gjithë ditën në Kukës kurse Haxhinasto në Pukë. Mbi dhjetë persona janë transferuar me helikopterë të Ministrisë së Shëndetësisë- tha Berisha. Sipas tij, trajtimi i emergjencave pati sukses me përjashtim të një rasti në Pukë. “Gjatë transportit nga helikopteri në spital ka humbur jetën një person mbi 80 vjeç, u bë çdo gjë e mundur por personi vuante nga një sëmundje e rëndë e zemrës në fazë të avancuar-tha Berisha. Ai i ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit. Gjithashtu kryeministri vuri në dukje se është siguruar kalueshmëri në rrugën e kombit ndërsa është punuar në hapjen e rrugëve kombëtare. “Qëllimi ynë madhor është shpëtimi i jetëve. U bëj thirrje qytetarëve të pastrojnë çatitë e banesave pasi bora mbi to është rreziku më i madh- tha Berisha. Ai vuri në dukje se do të ketë përpjekje për hapjen e rrugëve ndonëse në disa zona bllokimi është evident dhe trashësia e borës është shumë e madhe” Tha Berisha gjatë mbledhjes me shtabin e emergjencës.
Moti i keq, vdes në helikopter 85-vjeçari nga Puka
Edhe pse në kryeqytet ditën e djeshme ka qenë një kohë pjesërisht e mirë, sërish veriu i vendit dhe zonat e thella të bllokuara nga dëbora kanë pasur probleme emergjente, për furnizim me ushqime, ilaçe dhe transport të banorëve të sëmurë. Në këtë kontekst, ka përfunduar fatalisht një rast i një të moshuari me identitet Zyber Furriku, 85 vjeç, i cili ishte i sëmurë rëndë e pas mbërritjes së helikopterit për ta transportuar në spitalin e qytetit të Pukës ai ka ndërruar jetë në helikopter. Viktima Zyber Furriku, 85 vjeç jetonte në fshatin Meçe të komunës Rrape. Pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore është kërkuar ndihma e helikopterëve për të ndërhyrë, të cilët i erdhën menjëherë në ndihmë pavarësisht vështirësive, por pa mundur ta sjellin atë të gjallë në spitalin e Pukës. Nuk dihet ende shkaku i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore së të moshuarit.
Situata
Pjesa më e madhe e Shqipërisë vijon të jetë nën borë, por në veri trashësia e borës vijon të sjellë probleme në qarkullim dhe si pasojë emergjenca të shumta si nevojat për mjek dhe mami. Prej 14 ditësh, banorë të Pukës, Dibrës, Kukësit, zona të Shkodrës, Hasit e Tropojës janë ngujuar nga bora. Bora ka shkaktuar avari në rrjetin e energjisë elektrike, ndërsa uji i pijshëm mungon prej disa ditësh për shkak të ngrirjes së tubacioneve nga temperaturat e ulëta, kurse shkollat janë mbyllur deri në një urdhër të dytë.
Në Pukë trashësia e borës është shënuar mbi 2 metër kurse temperatura -10, në Kukës temperatura më e ulët është regjistruar -8 gradë celsius ndërsa dëbora në qytet regjistron 1.5 m. Dukagjini dhe Vermoshi prej ditësh nuk komunikojnë me zonat e tjera ndërsa në Malësinë e Madhe, reshjet e borës kanë arritur 3 metër. Përveç akseve rrugore që lidhin komunat e këtyre rretheve me qendrat urbane, janë të bllokuara akset nacionale, Kukës-Peshkopi, Kukës-Tropojë, Librazhd-Dibër e disa segmente të tjera. Bora ka shkaktuar probleme dhe në jug e juglindje të vendit ku komuna Frashër është bllokuar, Dardha prej 5 ditësh vijon të qëndrojë e izoluar, kurse fshatrat Novoselë, Lekas e Çlirimi, Velçan, Proptisht e Trebinjë.
Gjendja e jashtëzakonshme
Dy ditë më parë qeveria shpalli emergjencën e fatkeqësisë natyrore, ndërsa gjatë ditës së djeshme kryeministri u bëri thirrje banorëve të pastrojnë çatitë e shtëpive pasi rreziku është evident. Ditën e djeshme në Bulqizë raportohet se 6 banesave u janë dëmtuar çatitë, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Ndërsa dje në Pukë, ka vdekur një 85-vjeçar teksa transportohej me helikopter pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, shkaqet e të cilës nuk dihen ende.
MPTT: Situata e përmirësuar, ja gjendja e akseve rrugore
Ministria e Transporteve nëpërmjet një konference për mediat ka raportuar dje në mesditë gjendjen më të fundit të akseve rrugore në vend. Zëdhënësja e Ministrisë së Transporteve, Arminda Qylafku bën me dije se dje ka një përmirësim në të gjitha akseve rrugore në vend, dhe se qarkullimi është normalizuar në përjashtim të disa akseve. “Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur përmirësim të situatës së Akseve Rrugore. Mund të thuhet se dje qarkullimi në Akset Kombëtare, me përjashtim të disa segmenteve, është normalizuar”,- theksoi Qylaku.
Peshkopi
Ura e Topojanit-Peshkopi, qarkullimi me zinxhirë deri në Maqellarë
Deri në Peshkopi me dy kalime me zinxhirë me vështirësi.
Rr.Maqellarë-Bllatë E kalueshme me zinxhirë, me dy kalime
Rr.Peshkopi deri në Zall-Dardhë qarkullohet me zinxhirë
Pjesa deri në Draj Reç mbetet e bllokuar.
Bulqizë
Qafë Buall-Ura e Topojanit, dy kalimëshe me zinxhirë
Rr.Bulqizë (U.Cerenecit)-Steblevë E bllokuar
Deri në Ziçisht me zinxhirë.
Qafë Bualli Krastë, 1 kalim me zinxhirë
Mat
Rr.Skuraj-Burrel-Qafë Bualli deri në Qafë të Buallit pa zinxhirë.
Rr.K/Rrugë Kombëtare-Ulëz Qarkullimi kryhet pa probleme.
Korçë
Rr.Libonik-Lozhanë-Grabovë Deri në Lozhan pjesërisht me zinxhirë.
Rr.K/Boboshticë-Dardhë me zinxhirë
Km (10 -14) i bllokuar, janë hapur dy kilometra.
Rr.K/Zëmblak-Goricë-Doganë Qafa e Zvezdës (2 km) qarkullohet me zinxhirë.
Rr.Korçë-Voskopojë deri në Gjenomadh pa zinxhirë,
Pjesa tjetër me zinxhirë (8 km) me një kalim me xhepa ndërrimi
Pogradeci
Nuk ka asnjë problem në të gjitha rrugët e këtij Qarku
Kolonjë
Rr. Qafë Qarri – Ersekë – Leskovik qarkullohet me zinxhirë
Qafë Qarri dhe në Gërmenj 6 km, pjesa tjetër pa probleme
Rr.Leskovik-Kufi Mbetet e bllokuar
Kukës
Rr.Kukës deri në Shën Mëri qarkullimi me zinxhirë
Po punohet për hapjen e rrugës drejt Q. Shllak.
Rr.Kukës-Krumë Qarkullimi me zinxhirë
Rr.Kukës-Draj në K/Domaj është hapur, qarkullimi me zinxhirë
Pjesa deri në Draj Reç e bllokuar
Rr.Kukës-Shishtavec deri në Topojan qarkullimi me zinxhirë
Has
Krumë-Qafë Prush qarkullimi me zinxhirë
Rr.Kam-Krumë qarkullimi me zinxhirë
Tropojë
Bajram Curri Kam e bllokuar në Qafë Luzhë
Bajram Curri Fierzë Mbetet e bllokuar.
Rr.B.Curri-Qafë Morinë e kalueshme lirisht me zinxhirë
Dalje Tuneli-dogana Morinë e kalueshme pjesërisht me zinxhirë
Shkodër
Rr.D/Laç – Koman qarkullimi kryhet normalisht.
Malësi e Madhe
Rr.K/Dedaj-Razëm vetëm 3 km e fundit me zinxhirë.
Rr.K/Koplik – Bogë e kalueshme pa zinxhirë deri 6 km e fundit pa vajtur në Bogë pastaj me zinxhirë.
Rrethi Pukë
Rr.Q/Qelë – Pukë Rruga është e hapur, qarkullohet me zinxhirë.
Pukë-F.Arrëz-Qafë Mali Nga Puka në Komunën Rrape ngelet e bllokuar
Rrape në Fushë Arrëz kalohet me zinxhirë.
Po punohet për hapjen e rrugës deri në Qaf Mali.
Rr. Qafë Mali- Fierzë rruga është e bllokuar nga ortekët
Dy fadroma të bllokuara trashësia e borës mbi 3 m.
Rr.K/Hadroj- Q.Bene e kalueshme me zinxhirë
Në qarqet e tjera nuk ka asnjë problem.