234 korcare marrin kombesi greke ne 6 vitet e fundit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Në gjykatën e Korçës kur u thua se kërkon informacion për kombësinë, përpiqen të të shmangin, në mënyrë të sjellshme. Me sa duket nuk është çështja e preferuar e punonjësve të Gjykatës së Rrethit Korçë. Por, pas insistimeve e pas përmendjes të së drejtës së informacionit, njëri prej gjykatësve vendos të na shoqërojë, duke na treguar një dosje e disa tabela statistikore. Dosja përmban rastet e veçanta të dorëzuara në gjykatë prej individëve që kanë kërkuar të ndërrojnë kombësinë. Gjykatësi, një burrë rreth të dyzetave, preferon të mbetet anonim, e pasi e sigurojmë për këtë, fillon të tregohet më miqësor.
Ai na rrëfen se kërkesat për ndërrimin e kombësisë së pari paraqiten në zyrat e Gjendjes Civile, nëpër qendrat e ndryshme të qarkut Korçë, bashki apo komuna. Prej këtyre kërkesave, një numër i konsiderueshëm nuk mbërrin deri tek vendimi i gjykatës, kryesisht për shkak të mungesës (mosparaqitjes) të të interesuarve pranë zyrave gjyqësore. Në gjashtë vjetët e fundit ka patur gjithsej 424 raste të regjistruara si kërkesa për ndërrim kombësie, në Gjykatën e Korçës. Prej tyre 379 kanë përfunduar si gjyqe, e vetëm 234 kërkesa janë pranuar (afërsisht tre në çdo pesë kërkesa ka marrë miratimin e Gjykatës).
Por një shifër e tillë, për një rreth të populluar, siç është ai i Korçës, duket shumë minimale, duke patur parasysh se rrethe më të vogla në popullsi, si ai i Gjirokastrës e i Sarandës, vetëm në tre vjet kanë patur 2000 raste të këmbimit të popullsisë. Në fakt vëmë re që një pjesë e mirë nga njerëzit që takojmë nëpër lokale, apo nëpër institucione mbajnë shtetësi greke, apo nëse nuk e kanë këtë, kanë statusin e homogjenit. Kjo nuk përputhet me shifrën 234, që janë vendimet e marra prej gjykatës për të garantuar ndryshimin e nënshtetësisë. Shpjegimin për të gjithë këtë na e jep vetë gjykatësi, që na thotë se pjesa më e madhe e njerëzve e kanë ndërruar kombësinë gjatë qëndrimit të tyre në shtetin fqinjë, dhe nuk kanë paraqitur pranë gjykatave tona asnjë dokument. Kjo është arsyeja pse në arkivat e Gjykatës së Korçës ekzistojnë vetëm 424 kërkesa dhe 234 miratime, sepse shqiptarët me sa duket e kanë parë të udhës ta zgjidhin çështjen e kombësisë andej kufirit.
Sa i përket atyre që kanë dorëzuar kërkesat në Shqipëri, gjykatësi tregon se procedurat kanë qenë sipas rregullit. Cilado kërkesë e pranuar ka qenë e shoqëruar me dokumentat përkatëse, dhe ka qenë vullnetare (pra askush nuk i ka detyruar shtetasit shqiptarë të kërkojnë kombësi greke). Sipas gjykatësit që na shoqëron, procedurat kanë qenë rigoroze, dhe janë pranuar vetëm kërkesat e maxhorenëve që kanë vërtetuar se njërin prej prindërve e kanë me kombësi greke, dhe çdo veprim është ndërmarrë mbi dokumenta të lëshuara nga gjendjet civile. Kryesisht, na tregon gjykatësi, që nuk na lejon të skanojmë dokumenta e certifikata prej dosjes së tij, ata që kanë kthyer kombësinë i përkasin fesë ortodokse, të paktën nga mbiemri.
Si familje, një pjesë e vogël e tyre njihen si grekofonë, po pjesa më e madhe janë shqiptarë e vllehë. Ka mes tyre dhe me prejardhje të përzier, myslimane e ortodokse, madje një dyzinë syresh kanë patur mbiemra tipikë myslimanë (para se të ndryshonin kombësinë e të merrnin një emër pagëzimi). Sa i përket informacioneve për pensionet, apo për të tjera favore personale që marrin ata që deklarojnë veten kombas grekë, në gjykatë ky informacion nuk është i detyruar të deklarohet. Gjykatësve u interesojnë vetëm certifikatat, apo dokumentat që provojnë prejardhje greke. Edhe për një çështje me ndjeshmëri mbarëkombëtare qytetarët kanë frikë të shprehen publikisht. I frikësohen politizimit të çështjes
Kur je në "punë shteti" nuk është lehtë të prononcohesh
Nuk mund të mos e vësh re drojen e qytetarëve, sidomos e atyre që punojnë në administratë publike, për të dhënë një opinion për gazetën "Shekulli", sa i përket çështjes së kombësisë. Mësues të gjimnazeve, apo pedagogë e lektorë të universitetit të Korçës, drejtorë të institucioneve administrative apo nëpunës të thjeshtë, të gjithë druhen të flasin publikisht.
Mësuesi i historisë, pasi na rrëfen se kjo puna e kombësisë "është bërë lëmsh këto tre vitet e fundit, e pasi na tregon se kjo rrezikon të prishë harmonitë fetare e qytetare edhe në një qytet të qetë e të kulturuar si Korça", na thotë se nuk do që "t'i dalë emri në gazetë", sepse ka frikë mos e degdisin në ndonjë fshat këta të drejtorisë arsimore.
Habisë sonë, dhe pyetjes në mos vallë drejtorët e arsimores janë të etnisë greke, mësuesi i përgjigjet me një "jo" të thatë. Ai na shpjegon se, si punonjës të administratës publike e kanë të ndaluar të shprehen publikisht, apo të marrin pjesë nëpër aktivitete të politizuara apo që mund të politizohen. "Vendi i punës është bërë i vështirë për t'u mbajtur, mos më hap halle", më thotë e më detyron që t'i referohem si anonim. Po kështu edhe lektori i filozofisë që takoj pranë auditorëve të universitetit, një burrë i ri, rreth 35 - 40 vjeç, pranon të më sqarojë, vetëm si anonim. Ai vetë nuk ka shtetësi tjetër, as kërkon të ketë, veç asaj shqiptare.
Por më thotë se shqetësimi i ngritur kohët e fundit është "një vërë në ujë". Sipas profesorit të filozofisë është e kotë të bëhet zhurmë mbi këtë fenomen, a thua se po e zbulojmë sot. Me të drejtë na kujton se që pas rënies së regjimit, e deri më sot, dëshira e fshehtë e shumë shqiptarëve është të shkojnë jashtë Shqipërie, e një pjesë e mirë ia kanë dalë. Prej tyre ka sa të duash që kanë marrë shtetësi të tjera. "Më shumë ka korçarë që janë kthyer në amerikanë e në britanikë, se sa korçarë që janë kthyer në grekë" - shpall disi abuzivisht pedagogu, që dëshiron ta vërë theksin tek e drejta e njerëzve për të kërkuar një të ardhme më të mirë diku tjetër, kur atdheu i tyre nuk ua premton.
Të njëjtën gjë na thonë në zyrat e gjendjes civile, në zyrat e shërbimeve shëndetësore, apo në ato të prefekturës. Me sa duket situata është e ngarkuar politikisht, korçarët hezitojnë të vënë në rrezik punën për hir të shpalljes së mendimit të tyre. Fushata politike është fare pranë, të gjithë e dinë që palët që garojnë, forcën më të madhe të premtimit e kanë pikërisht tek shpërndarja e posteve në administratë. Askush nuk do të bjerë pre e njërës apo tjetrës palë, së fundi shqiptarë apo jo, u duhet të mbajnë familjet me bukë.
Tension etnik për të harruar problemet ekonomike?
Një avokat grek që takova në Korçë, z. Aleksandridhis (ky qe grek i vërtetë, nga Kallamata, i ardhur në Korçë për arsye pune), ishte nga të rrallët persona që nuk e kishin problem të identifikoheshin me emër. Aktivist i të drejtave të njeriut, Aleksandridhisi më shpjegoi se edhe pse është e drejtë e çdo personi të krijojë identitetin e vet, kur vjen puna te identitetet zyrtare, duhet të vihen në funksion praktikat ligjore. Sipas tij, në gjithë mish-mashin që po krijohet në jug të Shqipërisë kanë gisht edhe segmente të shoqërisë e të politikës greke.
I duket absurde që një vend në krizë ekonomike, që po ul rrogat e nëpunësve të vet, të paguajë pensione për shqiptarët që pretendojnë të kenë origjinë greke. I duket po ashtu absurde të vijojnë shprehjet e interesave mbi "Vorio-Epirin". Aleksandridhis shpjegon se me deklarata të tilla vetëm përkeqësohet situata mes vendeve, dhe nuk ka gjasa të përmirësohen kushtet e trajtimit të minoritarëve grekë në Shqipëri, përkundrazi. Megjithatë ai e ka një shpjegim për të gjithë këtë. Sipas avokatit grek, sa herë që ka patur "ndezje" të tensioneve etnike mes dy shteteve, këto janë përdorur për të hequr vëmendjet nga tensionet e brendshme të natyrës sociale apo ekonomike.
Ai shpjegon se javët e fundit Tirana, ashtu si dhe Athina, janë tensionuar prej protestave e janë në një situatë të vështirë politike. Aleksandridhis nuk heziton të shtrojë tezën e vet disi konspirative: "Qeveritë e krijojnë vetë këtë tension, që të harrohet ajo çka ndodh me ekonominë, që të harrohen konfliktet e brendshme që rrjedhin nga varfëria e të tjera probleme".
Luks në mes të mjerimit
Korça në fakt është qytet krejt ndryshe nga të tjerët. Shumë tiranas apo të rinj nga qytete të tjera zgjedhin të shkojnë atje në fundjavë, në fakt është nga të rrallat qytete shqiptare, veç Tiranës, ku ka një stil jetese interesant e disi të larmishëm. Si pasojë e disa ndërhyrjeve në infrastrukturë, Korça tashmë sistemin rrugor e ka të mirë, dhe një pjesë e ndërtesave tradicionale janë restauruar, bashkë me kalldrëmet e vjetra. Po ashtu, nuk mungojnë ndërtesat e reja, ku mbizotëron betoni e xhami struktural, që thyen me kontrast disi jo-estetik panoramën qytetëse. Mes gjithë ndërtesave të restauruara apo të ndërtuarave rishtazi bien në sy disa prej tyre, që kanë marrë funksionin e restoranteve, bareve apo hoteleve luksoze. Në fakt në Korçë mund të gjesh kuzhinjerë italianë, verë franceze e delikatesa të ndryshme mesdhetare. Një drekë mund të të shkojë edhe 150 euro, për person. 150 euro ndoshta nuk duken shumë për një shqiptar të shtresës së mesme e të sipërme, po të tillët nuk janë shumë në Korçë.
Në qytetin juglindor 150 euro përbëjnë rrogën mujore për shumë qytetarë. Natyrisht që pabarazitë sociale ekzistojnë kudo në Shqipëri, e megjithatë në Korçë ato shfaqen brutale. Qyteti është i vogël, të gjithë njohin njëri-tjetrin, dhe banesat janë tepër pranë, ajo luksozja me atë të rrëgjuarën, e natyrisht që kontrasti nuk mund të shmanget. Korça nuk e ka "Bathoren" e vet në periferi, ajo e ka në mes të qytetit, përzier me vilat e pasanikëve. Interesant është fakti që investimet kanë ndodhur kryesisht në sektorët e ndërtimit dhe të hotelerisë. E kush mund të blejë një apartament 40 mijë euro në Korçë, apo të flejë në një suitë që kushton 150 euro nata? Në qytet thashethemet flasin për biznese të ngritura mbi pastrim parash. Në kësi rastesh thashethemet përbëjnë burimin më të besueshëm të mundshëm, pasi nuk ka logjikë që të të bindë për diçka tjetër. Pastrim parash ose jo, ndërtimi e hoteleria luksoze nuk janë bizneset më të zgjuara për t'u bërë në qytetin gjysëm-tradicional e gjysëm-modern. Turizmi në Korçë do të duhet të synonte një tjetër segment të klientelës, fillimisht atë të brendshmen.
Por me sa duket edhe korçarët, si të gjithë shqiptarët që duan të merren me turizëm, synojnë atë "elitarin". Edhe pse ky vështirë se vjen po nuk garantove një kulturë e një seri shërbimesh cilësore, që është e pamundur t'i ndërtosh në një kohë kaq të shkurtër. Përveç kësaj, në Korçë do të duhet të shihej edhe perspektiva e investimit në prodhim, sidomos në industrinë e përpunimit të frutave, apo të tjera industri ushqimore. Prodhimi masiv i ushqimeve tradicionale patjetër që do të gjente treg, e veç kësaj do të hapte dhe vende pune për banorët. Por të tilla investime duan seriozitet, e me sa duket ky u mungon investitorëve seriozë që ngrenë hotelet luksoze, restorante e qendra tregtare.
Vende pune jashtë Shqipërie
Që prej 1991, po sidomos pas 2000, për korçarët që e kanë deklaruar veten grekë ka patur më shumë shanse pune. Ata janë pritur më mirë në Greqi se sa bashkëqytetarët e bashkëfshatarët e tyre që ruajtën kombësinë e emrin e tyre të lindjes (a ndoshta nuk patën mundësi ta ndërronin). Shqiptarët "e zakonshëm", korçarë ose jo shkonin në kurbet maleve, e punonin si klandestinë në ndërtim e në bujqësi, e shpeshherë ktheheshin me famëkeqet "Operacione Fshesa", gjer vonë, ndërsa ata që shpalleshin "homogjenë" e kishin shumë më të lehtë jetën, dhe aksesin në tregun e punës të vendit fqinjë.
Duke patur parasysh rrëgjimin e ekonomisë vendase, joshja ekonomike për korçarët nuk ka qenë e vogël. Jo se u ka dhënë kush para badihava, por dhe vendi i punës nuk ka qenë pak, në vitet menjëherë pas krizës së 1997. Natyrisht, që për punësim janë preferuar vende më të pasura se fqinjët, po ka qenë pikërisht disponimi i shtetit grek që ka bërë që një numër i konsiderueshëm korçarësh të ndërtojnë një jetë vajtje-ardhjesh, nga vatani në kurbet, e anasjelltas.
Punësim dhe brenda në Korçë
Siç rrëfejnë qytetarët, që në momentet e para të ardhjes së demokracisë, në Korçë u ngritën disa biznese me kapital grek. Si fillim disa supermarkete, më pas biznese të industrisë së lehtë e disa rrobaqepësi. Më pas filluan të hapeshin dhe disa pika tregtimi të materialeve të ndërtimit, qendra tregtare, etj. Kuptohet që në të gjitha këto biznese, të qenit "homogjen" përbënte përparësi kur vinte puna te punësimi. Situata tashmë ka ndryshuar, e megjithatë, ofrimi i punësimit në bizneset e në investimet greke në vitet e nëntëdhjeta është një nga faktorët që kanë kontribuar në ndryshimin e kombësisë apo të shtetësisë. Shumë prej korçarëve që tashmë kanë dokumentat greke, janë kthyer në menaxherë të kapitalit grek në Korçë. Natyrisht, nuk ka sens të vihesh përkundër investimeve greke, apo të cilësdo prejardhje qofshin, por duhet kuptuar se situata ka ardhur edhe si pasojë e mungesës së prodhimit lokal, apo të zhvillimit të një ekonomie me kapital të brendshëm.
Atëherë kur s'ishte lëvizja e lirë
Gjersa iu lejua dhe shqiptarëve të lëviznin lirisht në Europë, duhet pranuar se të marrët e një vize ka qenë hall i madh. Këtë hall disa prej korçarëve e kanë evituar, sajë marrjes së pasaportës greke, ose në më të shumtën e rasteve sajë marrjes së kartës së homogjenit (kombësisë greke), e cila u garantonte lehtësi në marrjen e vizave Shengen, e në lëvizjen drejt Greqisë apo destinacioneve të tjera europiane. Sot ky problem është zgjidhur vetëm pjesërisht, vetëm për ata që dëshirojnë të bëjnë udhëtime turistike në Europë. Nga ana tjetër vështirë se mund të imagjinohet këmbimi i kombësisë për një vizë turistike, dihet se ata që kanë marrë kombësi e shtetësi greke kryesisht janë shtyrë prej nevojës për të punuar në Greqi a në BE. Ky problem mbetet ende i pazgjidhur, edhe pse tani formalisht shqiptarët gëzojnë lirinë e lëvizjes.
Bursat e konsullatës
Rrënimi i sistemit universitar në Shqipëri ka qenë thuajse sistematik. Përjashtim nuk bën as Universiteti i Korçës, një shkollë e lartë e dorës së dytë, që tashmë nuk frekuentohet më as nga vetë qytetarët e Korçës, po nga të ardhurit prej fshatrave të thella. Në qytetet e mëdha të Shqipërisë perëndimore destinacioni kryesor ndoshta është Italia, e vende të tjera Europiane, por korçarët kryesisht shkojnë ta përfundojnë arsimin e lartë në Greqi. Jo se vendi fqinjë shquhet për sa i përket arsimit të lartë, po gjithsesi është më mirë se rrënojat e universiteteve tona.
Së paku andej ka laboratorë e mundësi për të praktikuar, dhe diplomat njihen. Konsullata greke në Korçë luan rolin e vet në promovimin e "eksodit" të studentëve, duke i ndihmuar me bursa ata që vërtetojnë prejardhjen greke, që vetëdeklarohen grekë e që kanë ndërruar kombësinë a shtetësinë. Një bursë nuk është pak, e për një 18-vjeçar që detyrohet të shkojë e të arsimohet gjetiu, meqë në vendlindje auditoret janë shndërruar në kapanone, mundësia e bursës ia vlen, dhe pse kosto është e lartë, në këmbim të identitetit.
Gjimnazet matanë kufirit
Jo vetëm universitetet, po edhe gjimnazet janë problem në vendin tonë. Ky reportazh natyrisht që nuk synon të merret në detaj me problemet e arsimit, burimin e tyre dhe mënyrat e zgjidhjeve, por gjimnazet shqiptare nuk e kanë më atë famën e mirë që kanë patur dikur. Mungesa e mësuesve të rinj të përgatitur, mungesa e bazës materiale, pavarësisht Pentiumit II apo III, ka bërë që shumë të rinj shqiptarë të aplikojnë në programe të ndryshme ndërkombëtare për të ndjekur të mesmen, qoftë dhe pjesërisht, diku tjetër. Kjo do t'i përgatiste më mirë për universitetin dhe do t'u jepte një diplomë gjimnazi që njihet më gjerë ndërkombëtarisht. Për korçarët që zotërojnë "kartat" greke, shansi më i afërt është sistemi arsimor grek.
Nuk janë të paktë adoleshentët që shkojnë e i kryejnë gjimnazet në Selanik, apo edhe në qytete të tjera të Greqisë. Kjo nënkupton që mësimin e kanë kryer në gjuhë greke, e natyrisht që u mungon baza e përbashkët e njohurive me bashkëqytetarët e tyre që kanë studiuar këtej. Kështu, ata kanë studiuar një version tjetër të historisë së rajonit, gjeografisë, etj. etj.
Shkollimi grek në tokë shqiptare
Nuk ka asgjë të keqe në krijimin e në frekuentimin e shkollave greke, apo të cilësdo kulture prezente në Shqipëri. Por kur sistemi arsimor vendas katandiset në atë farë feje që të mund të konkurrohet fare lehtë nga çdo "fondacion" që vendos të ndërtojë një ngrehinë e të përdorë kurrikulat që do, sipas qejfit, atëherë ndoshta duhen shtruar disa pyetje. Rreth 600 fëmijë korçarë, nga klasa e parë deri në të pestën, ndjekin shkollën "Omiros". Shkolla vetëpërkufizohet si "greke", edhe pse në fakt gjendet diku pranë Boboshticës.
Programet në të janë kryesisht greqisht, edhe pse ka lëndë që bëhen në shqip e në anglisht. Pikërisht në këtë shkollë shpërtheu një skandal disa vjet më parë, kur mediat zbuluan që fëmijët mësonin në tekstin e historisë që deri dhe Gjergj Kastrioti ishte grek. Po të përjashtosh këto probleme "të vogla" duhet pranuar se shkolla ofron infrastrukturë më të mirë se nëntëvjeçaret tona, edhe pse një pjesë i kemi restauruar së fundmi. Në shkollën "Omiros" shkollimi është falas për të gjithë fëmijët e familjeve me prejardhje kombëtare greke - tregojnë korçarët. Ky është një tjetër element joshës për ata që janë në dilemë mes helenizmit që u "ofrohet në tabaka" dhe shqiptarisë që shfaqet kaq e hidhur në jetën e përditshme.