21 janari, vetem Prendi dhe Llupo ne gjyq per vrasje
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Prokuroria pakëson numrin e fajtorëve të 21 janarit. Grupi hetimor i prokurorisë së kryeqytetit, që po heton dhe punon për zbardhjen e autorësisë së vrasjes së katër demonstruesve dhe plagosjen e 6 të tjerëve më 21 Janar 2011 para selisë së Kryeministrisë, ka vendosur që, vetëm ish-komandantin e Gardës së Republikës, të dyshuarin Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, t’i akuzoi për vrasje. Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare pranë institucionit qendror të akuzës, sipas të cilëve, tashmë është vendosur që vetëm Prendi dhe Llupo të akuzohen për vrasje.
Sipas këtyre të dhënave, është provuar tashmë se nga tyta e pistoletës personale të llojit “Bereta” me nr.”P52796Z”, që Ndrea Prendi kishte në përdorim ditën e demonstratës ka gjetur vdekjen demonstruesi fierak Faik Myrtaj. Kjo është provuar tashmë nga ekzaminimi balistik dhe krahasues nga eksperti i Byrosë Federale të Hetimit (FBI-së) amerikane. Përveç këtij raporti, prokuroria ka administruar në dosjen hetimore edhe raportin e ekspertëve të Laboratorit të Policisë Shkencore pranë Ministrisë së Brendshme, sipas të cilit, nga tyta e armës së llojit “MP-5A2” me nr. shuli 244 që kishte në përdorim Agim Llupo ka gjetur vdekjen shtetasi Ziver Veizi. Sipas prokurorisë, bazuar në këto prova shkencore dhe materialet e tjera, zyrtarisht ndaj Prendit dhe Llupos do të ngrihet akuza e “vrasjes në rrethane të tjera cilësues” ndaj dy apo më shumë personave në bashkëpunim.
Ndërkaq, për vrasjen e Hekuran Dedës dhe lezhjanit Aleks Nika, sipas prokurorisë, nuk do të ketë të akuzuar direkt, edhe pse para Gjykatës do të kërkohet që përgjegjësia penale të bjerë mbi këta gardistë që kanë qëlluar me armë zjarri në nivel të ulët me tokën. Por, pavarësisht se është provuar se edhe gardistët Sadik Çela, Mark Nikolli, Gazmend Ahmetaj e Ilir Duraku kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të turmës, ndaj tyre do të ngrihet akuza e “shkelje të rregullave mbi përdorimin e armëve të zjarrit”; “shpërdorim të detyrës” në bazë të Kodit Penal Ushtarak; “shpërdorim të detyrës në kuadrin komandues” po sipas Kodit Penal Ushtarak. “Edhe pse është provuar se gardistët e njohur si “grupi i zjarrit” ka qëlluar me armë zjarri, ndaj tyre nuk mund të ngrihet akuzë direkt për vrasje, pasi nuk e provohet se kanë vrarë njeri”-thonë burimet e akuzës, të cilët shtojnë se nuk do të ngrihet edhe akuza e “vrasjes e mbetur në tentativë” pasi nuk provohet se ata kanë qëlluar drejt turmës.
“Ajo që provohet për ne, është fakti se disa nga gardistët që kanë qëlluar me armë zjarri, kanë shkrepur armët në drejtim të ulët nga toka, por nuk mund t’i drejtohet gishti asnjërit, përderisa nuk është zbuluar shkencërisht apo edhe me pamje filmike”-thanë burimet nga grupi hetimor. Gjithashtu, në mënyrë kategorike hetuesit e çështjes kundërshtojnë pretendimet apo aludimet se vdekja e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit ka ardhur nga plumbat rioshet. “Plagët e marra në trup, kanë një perimetër të vogël, çka hedh poshtë dyshimet se predha e plumbit ka pësuar rikoshet gjatë rrugës”-thanë burimet e prokurorisë. Në fund, këto burime saktësuan se deri më tani janë 7 efektivë të Gardës së Republikës (bashkë me Prendin dhe Llupon) të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë konsumuar elementë të veprave të ndryshme penale dhe do të dërgohen në gjyq me cilësinë e të pandehurve, ndërsa për pesë të tjerë që janë nën hetim ende nuk është vendosur përgjegjësia penale. “Nga 12 gardistë që janë nën hetim, 7 prej tyre, të dyshuarit Ndrea Prendi, Agim Llupo, Sadik Çela, Mark Nikolli, Gazmend Ahmetaj, Alfred Ahmetcenaj dhe Margarit Kume, do të dërgohen në gjyq me cilësinë e të pandehurve”-thuhet nga prokuroria.
Ende në diskutim akuza ndaj drejtuesve të njësive të Gardës
Gjithashtu, burimet pranë organit qendror të akuzës, saktësuan se prokurorët e çështjes ende nuk kanë vendosur për përgjegjësit penale për secilin nga pesë drejtuesit e njësive pranë Gardës së Republikës. “Në ditët në vazhdim, do të analizohen provat materiale dhe më pas do të vendoset për përgjegjësit penale për shtetasit nën hetim Dashamir Shehi, Aleksandër Dede, Altin Kollçinaku, Fatos Bushati dhe Agron Malaj. Të gjithë këta persona, tashmë janë marrë në pyetje me cilësinë e personave që janë nën hetim dhe pritet që ndaj tyre të vendoset nëse do të dërgohen në gjyq me cilësinë e të pandehurve apo do të pushohet çështja ndaj tyre”-thanë burimet pranë zyrës së kryeprokurores Ina Rama.
Në gjyq edhe inxhinieri i IT-së për fshirjen e serverit
Për Task-forcën e prokurorisë së Tiranës, edhe inxhinieri i IT-së pranë Këshillit të Ministrave Armando Kasaj, do të shkoj në gjyq së shpejti, pasi është provuar tashmë që ai ka konsumuar veprën penale të “veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Sipas këtyre burimeve, është vetëm çështje kohe kur i dyshuari Kasaj do të dërgohet në gjyq me cilësinë e personit të pandehur, pasi ndaj tij thuajse kanë përfunduar hetimet dhe është provuar akuza. “Ajo për të cilën ende dosja e serverit nuk është mbyllur, është fakti se po punohet për të zbuluar “urdhërdhënësit” e inxhinierit të IT-së Kasaj, që kanë kërkuar nga ai të kopjoj dhe fshijë pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë. Nuk përjashtohet mundësia që gjatë këtyre tre muajve, të konkludohet dhe të ngrihet akuzë konkrete edhe për ndonjë punonjës tjetër të Këshillit të Ministrave apo punonjës të sektorit të analizës pranë Gardës së Republikës”-thanë burimet pranë organit qendror të akuzës.
Ja efektivët e Gardës që janë nën hetim
Ndrea Prendi, Komandant i Gardës së Republikës, nën hetim
Agim Llupo, efektivë i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës, i arrestuar
Sadik Çelaj, efektivë i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës, nën hetim
Mark Nikolli, efektivë i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës, nën hetim
Gazmend Ahmetaj, efektivë i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës, nën hetim
Alfred Ahmetcenaj, Komandant i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës, nën hetim
Margarit Kume, efektivë i Gardës, me detyrë shofer personal i ish-komandantit Prendi
Dashamir Shehi, Komandant i Njësisë nr.2 të Gardës së Republikës, nën hetim
Aleksandër Dede, Komandant njësie në Gardën e Republikës, nën hetim
Altin Kollçinaku, Komandant njësie në Gardën e Republikës, nën hetim
Fatos Bushati, Komandant njësie në Gardën e Republikës, nën hetim
Agron Malaj, efektivë i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës, nën hetim
Armando Kasaj, inxhinier IT-së pranë Këshillit të Ministrave