21 janari, Gjykata e Larte kthen ne burg gardistin
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Një nga gardisëtët e 21 janarit do të rikthehet në burg. Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot vendimin e Gjykatës së Apelit që linte të lire gardistin Sadik Cela, dhe ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së parë të gjyqesorit, që kishte dhënë masën e sigurise 30 dite burg për gardistin Cela. Gardisti u mbajt në burg përreth 20 dite, dhe më pas u la i lirë pasi Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, por prokuroria duke iu drejtuar Gjykates e Lartë, kërkoi që të prishej vendimi i Apelit dhe të mbetej në fuqi ai i Shkallës së Parë.
Sipas këtij vendimi efektivi i Gardës së Republikës duhet të dërgohet në qeli edhe për 10 dite të tjera.
Pas këtij vendimi Prokurorisë i lind e drejta të kërkojë masë të re sigurie ndaj Sadik Celës, dhe për faktin se hetimet për 21 Janarin dhe vrasjen e 4 qytetareve tashmë kanë përparuar, mund ta ngarkoje atë edhe me pergjegjesi penale. Sadik Cela u arrestua menjehere pas ngjarjeve te 21 Janarit së bashku me gardistët Gazmend Ahmetcenaj, Mark Nikolli dhe Agim Llupo. Ky i fundit eshte i vetmi që ndodhet në burg, pasi dhe dy efektivët e tjerë, Gazmend Ahmetcenaj dhe Mark Nikolli u liruan nga Gjykata e Apelit. Llupo akuzohet për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi nga Gjirokastra.