e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

21 janari, Gjykata e Apelit rivlereson sot masen e sigurise per Ndrea Prendin

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
21 janari, Gjykata e Apelit rivlereson sot masen e sigurise per Ndrea Prendin
Në seancën e sotme që do të zhvillohet në Gjykatën e Apelit, pritet që trupa gjykuese të rivlerësojë masën e sigurisë për ish-komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi. Ndrea Prendi akuzohet për vrasjen e protestuesit Faik Myrtajt në protestat e 21 janarit të vitit të kaluar. Apeli shqyrton rivlerësimin e masës pas provave të reja të paraqitura nga Prokuroria. Prokuroria ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest shtëpiak në arrest me burg. Sipas Prokurorisë, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi ka qëlluar me armë në drejtim të turmës në 21 janar 2011 gjatë demonstratës para selisë së Kryeministrisë. Ndërkohë që njëri nga plumbat e dalë nga pistoleta e Prendit, pretendohet se ka vrarë shtetasin Faik Myrtaj. Në seancën e datës 8 shkurt, Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë së ‘arrestit në burg’, ndaj ish- komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi.