'21 Janari', Hoxha: Plane per te sulmuar eskorten e kryeministrit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ka vijuar sot seanca e radhës me dëshmitë mbi ngjarjen e “21 Janarit”, ndërsa në bankën e dëshmitarit ishte shefi i komanduar në Gardën e Republikës, Artan Hoxha. Në dëshminë e tij Hoxha ka deklaruar se ditën e protestët në orën 13:00 kishin marrë informacion nga policia se dy makina do të sulmonin eskortën e kryeministrit në momentin që ky i fundit do të nisej për në shtëpinë e tij. Gjithashtu ai ka thënë se kishin marrë informacione edhe për rreth 400 persona, të cilët ishin grumbulluar në ‘Rrugën e Elbasanit” dhe do të sulmonin selinë e Kuvendit.
Më tej ish- shefi i shtabit tha se në 21 janar ka patur një takim brenda ambientit të Kryeministrisë mes ish- ministrit të Brendshëm, Lulëzim Basha dhe ish- kreut të Gardës, Ndrea Prendi. Sipas tij Prendi i ka kërkuar Bashës të ngrinte kordonin e parë të policisë sepse rrezikohej jeta e gardistëve, ndërsa ky i fundit i ka thënë se për këtë po punohej.
Në këtë proces gjyqësor po gjykohet kreu i Gardës Ndrea Prendi, së bashku me ish- shoferin e tij Margarit Kume, dhe gardistin Agim Llupo. Gjithashtu nën akuzë është edhe ish- shefi i IT- së në Kryeministri, Armando Kasaj.
Pak kohë më parë Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për kreun Kasajn, duke kërkuar dënimin e tij me dy vite burg. Ai dyshohet se ka fshirë filmimet mbi ngjarjen e’ 21 Janarit’ nga serveri i kamerave të sigurisë në Kryeministri, dhe mbi të rëndon akuza e “kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetes”. Vetë Kasaj është shprehur se nuk i ka fshirë pamjet filmike, por të gjitha materialet i janë dorëzuar Gardës së Republikës.