Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Fundi i epokës së politikanëve

Shkruar nga: Bledar Kurti  
Botuar më: 13 vite më parë

Bledar Kurti
Fundi i epokës së politikanëve

Ditët e fundit, dy partitë kryesore në vend PD dhe PS, duket se më në fund kanë nisur bashkëpunimin. Marëveshja e arritur midis këtyre dy partive u arrit si rezulatat i ndërhyrjeve të vazhdueshme të ndërkombëtarëve, të cilët arritën ti bindin dy armiqtë e betuar të arrijnë një konsensus mbi reformën zgjedhore, ndryshimin e rregullores së parlamentit, dhe miratimin e disa ligjeve që kërkojnë 84 vota.

Ndërkohë që komentatorët politik në vend duartrokisnin këtë arritje, jashtë kufijve shqiptar, si në vendet fqinje, Itali dhe Greqi, ashtu edhe në euro-zonë, shqetësimet janë tejet të ndryshme nga problemet që ka politika jonë. Ndërkohë që vendet europiane kanë ndezur sirenat e rrëzimit të ekonomive më të mëdha në botë, çpërbërjen e Be-së, dhe rrezikimin e sistemit të ekonomisë dhe monedhës së përbashkët euopiane, në Shqipëri politika krenohet që ka bërë hapa përpara në dialogun demokratik dhe integritetin politik të palëve në të mirë të shqiptarëve.

Ky paralelizëm artificial midis sfidave të shekullit të 21-të me të cilat po përballet Euorpa dhe hidhësive tekanjose të politikës sonë, tregon edhe një herë arkaizmin dhe  provincializmin e kësaj të fundit. Ndërkohë që vende si Gjermania dhe Franca, Italia dhe Greqia, Spanja dhe Portugalia, dhe çifte të tjera shtetesh, armike historie mijëvjeçare, që si rrjedhojë e konflikteve ndërshekullore kanë derdhur gjak gjer në gjunj kundra njëra-tjetrës, sot ulen dhe investojnë para dhe energji të pafundme për të mirën e mbarë kontinentit dhe stabilitetin global , dy palët armike në Shqipëri, PD dhe PS, që nuk kanë asnjë konflikt të tillë, përveç karriges kryeministrore, presin duartrokitjet e zjarrta të shqiptarëve.

Një marëveshje PD-PS është për tu lavdëruar, por nëse vërtetë politikanët tanë duan të tregojnë vullnet bashkëpunimi duhet të bëjnë më shumë sesa kaq. Reforma zgjedhore, rregullorja e parlamentit, dhe një listë selektive e miratimit të ligjeve me 84 vota nuk e mbrojnë qytetarin apo fshatarin shqiptar nga frika e krizës ekonomike që ka gllabëruar botën. Ndërkohë që maxhoranca harton buxhete elektorale dhe opozita tmerron blerësin me deklarata frikësuese krize që të fitojë kredenciale vetjake për zgjedhjet e ardhshme, rënia e ndjeshme e remitancave, kriza e thellë ekonomike në Itali dhe Greqi, vende me të cilat jemi më të lidhura ekonomikisht, politika jonë nuk po ofron asnjë shenjë sigurie për një të ardhme të sigurtë të ekonomisë në vend.

Bashkëpunimi midis partive të mëdha është ende amatoresk dhe, fatkeqësisht, si çdo herë tjetër në të kaluarën, ka për qëllim vetëm përmbushjen e interesave partiake dhe jo kombëtare. Po të mos ishte për ndërkombëtarët maxhoranca nuk do kishte shpenzuar asnjë minutë kohë të bënte marëveshje me opozitën, dhe po të mos ishte për frikën se mos i ikën pushteti edhe herën tjetër, opozita nuk do ishte ulur kurrë në tavolinë me ata që ajo i ka akuzuar publikisht si vjedhësit e atij pushteti që i takonte asaj.

Nëse do ishte për tu duartrokitur, shqiptarët do duartrokisnin Ramën dhe Berishën të ulur bashkë në tryeza të vazhdueshme pune dhe konsultimesh të shpeshta me specialistë ekonomie dhe investitorë të huaj. Politika jonë do tregonte pjekuri, nacionalizëm dhe altruizëm, nëse këto dy figura do siguronin shqiptrarët se ata do vendosin interesat e vendin mbi ato politike, dhe se do sigurojnë popullin se nuk do ketë më kriza të kota artificiale politike si kjo e viteve të fundit, por të gjitha palët do përpiqen që ekonomia në vend do mbrohet dhe se buka nuk do mungojë kurrë nga tavolinat e shqiptarëve.

Me qindra emigrantë shqiptarë janë kthyer nga Italia dhe Greqia për shkak të krizës së rëndë në këto vende. Po sikur një krizë e tillë të arrijë brenda kufijve tanë? A është politika jonë e aftë të përballojë kriza të tilla ekonomike si në vendet fqinje? Apo, me të ardhur kriza politikanët e sotëm trima do i hipin avionëve dhe do ia mbathin diku larg ku nuk ka recesion!

A do e përballojë krizën maxhoranca me taksën e sheshtë dhe nivelet e larta të borxhit? A do e mbrojë vendin opozita vetëm me strategjinë e pashtjelluar të taksës progresive dhe deklaratat në Twitter se financat shqiptare janë në fije të perit?

Dy krerët e politikës shqiptare duhet ta lexojnë mirë mesazhin e largimit të Berluskonit dhe Papandreut, dhe zëvendësimit të tyre me teknicienët Monti dhe Papadhimos. Europa e shekullit të 21-të dhe mijëvjeçarit të ri nuk ka më vend për politikanë të cilët bëjnë retorika natë e ditë, por ka ardhur koha e liderëve profesionistë, ekonomistëve dhe specialistëve të zotë, të cilët janë safety net (rrjeta e shpëtimit) jo vetëm e një shteti dhe rajoni por e një kontinenti, dhe më tej.

Do ishte mirë që Rama dhe Berisha ta lexojnë mesazhin që mësuam nga vendet fqinje se epoka e politikanëve dhe aventurierëve ka mbaruar, dhe të ulen dhe bashkëpunojnë për ekonominë e vendit duke shpalosur meritat dhe kontributet e secilit, të cilat do vlerësohen me votë të zgjuar nga shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama