Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Notice: Undefined variable: reklama in /home/shqiperia/application/views/helpers/Reklama720.php on line 8

Arti i mirë zakonisht vjen me një çmim të lartë, dhe ndonjëherë shifrat janë të pabesueshme. Në listën e dhjetë pikturave më të shtrenjta në botë do t’i shihni të gjitha format dhe gjinitë. Çmimet janë rregulluar sipas inflacionit të vitit 2007, me dollarë amerikanë. Edhe pse ato ndryshojnë nga viti në vit, çmimi mbetet gjithmonë i lartë. Në vend të parë është piktura “No. 5”, e vitit 1948, e krijuar nga artisti Jackson Pollock. Ajo është shitur për 142.7 milionë dollarë. Piktori amerikan jetoi vetëm 44 vite, por kaq mjaftuan që të linte gjurmë me kontributin abstrakt ekspresionist. Vendin e dytë me 140.2 milionë dollarë e mban “Gruaja III”, e Willem de Kooning. Në nëntor të vitit 2006, piktura u shit nga David Geffen. Atë e bleu milioneri Steven A. Cohen. Vendin e tretë e mban piktura “Adele Bloch-Bauer I”, e shitur për 137.6 milionë dollarë. Në vend të katërt është një prej portreteve të doktor Gachet, nga Vincet van Gogh. Vendin e pestë e mban piktura “Bal au molin de la Galette”. Ajo është blerë nga Saito, i cili u zotua se pikturat më të shtrenjta që kishte do të varroseshin me të. Për fat të mirë, për shkak të një krize financiare, ai i shiti në mënyrë konfidenciale dhe tani ajo janë pjesë e një koleksionuesi zviceran. Piktura që mban vendin e gjashtë është krijuar nga Pablo Picasso. Shumë kritikë pretendojnë se emri i artistit është arsyeja pse piktura është shitur aq shtrenjtë, dhe jo rëndësia historike e saj.

1 nga 10

10. Portreti i Adele Bloch-Bauer II, 89.1 milionë dollarë Artisti: Gustav Klimt Piktura “Adele Bloch-Bauer II” është pikturuar në vitin 1912 nga Gustav Klimt. Adele është gruaja e Ferdinand Bloch-Bauer, një industrialist i pasur që sponsorizoi artin dhe mbështeti Gustav Klimt. Adele është e vetmja modele e pikturuar dy herë nga Klimt.


Notice: Undefined variable: reklama in /home/shqiperia/application/views/helpers/Reklama720.php on line 8

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama