e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Politike

Si ndryshuan taksat dhe tarifat vendore të Tiranës pas vendimit të 11 marsit? Exit shpjegon

Në këtë seksion: Politike · 99 artikuj ↓
Si ndryshuan taksat dhe tarifat vendore të Tiranës pas vendimit të 11 marsit?  Exit shpjegon

Këshilli Bashkiak i Tiranës ndryshoi, të premten, një sërë taksash dhe tarifash vendore, vetëm dy muaj pasi i kishte miratuar ato fillimisht.

Një pjesë e ndryshimeve u imponuan pas protestave të vazhdueshme të sipërmarrësve të vegjël të qytetit të Tiranës, të cilët kundërshtuan rritjen e taksave deh tarifave të dhjetorit të shkuar.

Më poshtë përshkruhen ndryshimet e bëra.

1. Hoq taksa mujore e tavolinës prej 2 500 lekë për tavolinë.

2. Në lidhje me taksën e zënies së hapësirës, e cila është e përshkallëzuar sipas zonave përshkallëzua sipas zonave, u zvogëlua Zona A, që ka taksën më të lartë, duke u ngushtuar vetëm në zonën e Bllokut dhe të Bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Tabela më poshtë jep informacionin për këtë taksë pas ndryshimeve të fundit:Screenshot 2016-03-13 16.06.20

3. Taksa mbi kalimin e të drejtës për pronësinë e paluajtshme--taksa e shitjes apo dhurimit të pronave--u ul për zonën e Dajtit, Farkës dhe Kasharit nga niveli i barabartë me qytetin e Tiranës në nivelin e zonave të tjera jashtë qytetit të Tiranës.

Tabela më poshtë jep informacionin e kësaj takse pas ndryshimeve të fundit:Screenshot 2016-03-13 16.04.18