e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Art&Kulture

SHKUP Fillon festivali Teatri shqiptar në Maqedoni

Në këtë seksion: Art&Kulture · 8 artikuj ↓
SHKUP  Fillon festivali Teatri shqiptar në Maqedoni

zzDIBËR, 17 tetor /ATSH-MIA/ - Në Qendrën e Kulturës u hap dje në mbrëmje festivali "Teatri shqiptar në Maqedoni", i cili tradicionalisht për të trembëdhjetën herë me radhë mbahet në Dibër.

Të parët që u paraqitën para publikut dibran ishin aktorët e teatrit të Kumanovës me shfaqjen "Bouncers" të autorit John Goldberg, me regji të Qazmedin Nuredinit, të cilët për performancën e shkëlqyer u përshëndetën me duartrokitje të fuqishme nga publiku.

Sonte, me performancën "Kuzhinat", me regji të Ilir Bokshit do të marrë pjesë teatri i Tetovës, ndërsa në ditët e ardhshme do të jenë edhe aktorët nga Tirana, Prishtina dhe Presheva.

Natën e fundit para banorëve të Dibrës do të performojë edhe Baleti Kombëtar i Prishtinës.

Festivali, i cili financiarisht është përkrahur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë, qeverisja lokale dhe sponsorë të tjerë, përfundon më 21 tetor, me ndarjen e çmimeve për performancën më të mirë, regjinë më të mirë, aktorin dhe aktoren më të mirë./ a.jor.