E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Politike

Moti i keq- ministri Tahiri urdhëron mbledhjen e Shtabeve të Emergjencave në çdo qark

Në këtë seksion: Politike · 99 artikuj ↓
Moti i keq- ministri Tahiri urdhëron mbledhjen e Shtabeve të Emergjencave në çdo qark

Saimir Tahiri Konference shtypi (2)Foto Flor AbazajTIRANË, 22 Nëntor/ATSH/.- Nisur nga situata e reshjeve të rëna me intensitet orët e fundit në shumë zona të vendit dhe ndërprerjes së energjise elektrike si pasojë e kushteve të motit, ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri urdhëroi mbledhjen urgjente të gjithë Shtabeve të Emergjencave Civile në çdo qark, nga Prefektët.

"Janë angazhuar të gjitha strukturat e Emergjencave për të përballur çdo situatë të vështirë dhe për t'i ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët i ftojmë të telefonojnë në numrin falas të Policisë së Shtetit 129", thuhet në një njoftim për shtyp të ministrisë së Brendshme.

vorpsiPër shkak të situatës së rënduar në kryeqytet, Prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi ka mbledhur pak më parë Shtabin e Emergjencave, i cili ka diskutuar për koordinimin e punës në terren dhe rritjen e gatishmërisë.

"Prioritet është jeta e qytetarëve dhe parandalimi i katastrofave. Të garantohet kalueshmëria rrugore dhe rëndësi e veçante t'u jepet ujëmbledhësve", tha Vorpsi gjatë mbledhjes./m.m/