Ministrja Kumbaro dhe Nentori Shqiptar ne Gjermani

Mirela-Kumbaro11Tirane, 24 Nentor /ATSH-Megi Zonja/.-Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro pritet të vizitojë Berlinin në datat 26-28 nëntor ku do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes se Bashkëpunimit Kulturor Shqipëri-Gjermani .

Në ditët e qëndrimit në Gjermani Ministrja Kumbaro do të zhvillojë takime pune me Kryetarin e Komisionit për Kulturën ne Bundestag, z. Siegmund Ehrmann, si dhe pritet një takim i rëndësishëm me Sekretarin e Shtetit, Stephan Steinlein.

Ministrja Kumbaro do të marrë pjesë në festimet e "Nëntori Shqiptar", në Dusseldorf-Gjermani, ku në datën 27 nëntor do të pritet nga Zv. Ministri i Kulturës se Landit NRW Z. Berd Neuendorf dhe përfaqësues të Zyrës së Kulturës, Dusseldorf.

Në kuadër të projektit "Nëntori Shqiptar", në datën 27 nëntor, në Robert Scumann Saal, prezantohet për publikun në Dusseldorf-Gjermani , Gala Konzert , me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë: Eda Zari, Ervis Gega, Dren Abazi & ZigZagOrchestra dhe balerinëve të TKOB-së.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama