e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Art&Kulture

Lushnje/ Përfundon edicioni i tetë i Festivalit të Valleve Popullore

Në këtë seksion: Art&Kulture · 8 artikuj ↓
Lushnje/ Përfundon edicioni i tetë i Festivalit të Valleve Popullore

lTIRANË, 25 Tetor/ATSH/.- Grupi i valltarëve të Lezhës u vlerësua me çmimin e parë të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Valleve Popullore, edicioni i 8-të i të cilit u zhvillua për dy netë me radhë në qytetin e Lushnjes.

Organizimi i këtij festivali është kryer nga Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Valleve Folklorike dhe Bashkinë e Lushnjës.

Grupet pjesëmarrëse të valleve kanë qenë nga Durrësi, Gjirokastra, Elbasani, Lezha, Kukësi, Gjilani etj. Ato janë prezantuar në sheshin qendror të qytetit me kostumet e tyre popullore, ndërsa konkurrimi i tyre është bërë në ambientet e kinoteatrit "Vaçe Zela" të Lushnjës.

vNë këtë festival janë ekzekutuar vallet më të bukura folklorike të trevave shqipfolëse, interpretuar këto nga grupet e të rinjve.

Kryetari i jurisë së festivalit, Rexhep Çeliku, u shpreh se ky festival është i dyti përsa i përket rëndësisë, pas atij të Gjirokastrës.

Në përfundim të garës, me çmimin e parë u vlerësua grupi i Lezhës, me çmimin e dytë ai i Gjirokastrës dhe të grupi nga Durrësi.