e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Paraja

KARTËMONEDHA TË QARKULLIMIT

Në këtë seksion: Paraja · 4 artikuj ↓

Emetime të viteve 1991, 1992, 1993, 1994, 1995, 1996


--------------------------------------------------------------------------------

Prerja 500  Lekë  emetim i vitit 1991. 
Pamja e përparme:  Ka një grua me një luledielli  pranë, vlerën të spostuar në të djathtë, kombinuar me një ornametikë.

Pamja e prapme: Është dhënë një pejzazhi  malor i Shqipërisë. 


 

Vlera: 500 Lekë
Format: 159 x 79 mm
Ngjyra dominuese: e kaltër me portokalli
Hedhur në qarkullim: 28.06.1991


Prerja 1000  Lekë emetim i vitit 1992. 
Pamja e përparme: Në  të  djathtë  është  vendosur portreti i Heroit   Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, vlera në  qendër e shoqëruar me ornametikë.
Pamja e prapme:  Në  qendër emblema e Heroit Kombëtar,  Gjergj Kastriotit-Skënderbeut , shoqëruar me Kalanë  e Krujës,  në  të  djathtë   dhe vlera  në  të  majtë .


 Vlera: 1.000 Lekë
Format: 178 x 78 mm
Ngjyra dominuese: jeshile
Hedhur në qarkullim: 01.10.1992

Detaje për elementët e sigurisë të kartëmonedhave emetim i vitit 1992.
 


Prerja 500  Lekë  EMETIM I VITIT 1992. 
Pamja e përparme:  Është  vendosur portreti i Naim Frashërit, shoqëruar me vlerën në  qendër.

Pamja e prapme:  Është  vendosur një  libër, brenda të  cilit duket një  pejzazh malor. Në  qendër ka një  qiri, rrezet e dritës përbehen nga vargje të poezisë së
Naimit për qiriun.
 


 

Vlera: 500 Lekë
Format: 170 x 78 mm
Ngjyra dominuese: e kaltër
Hedhur në qarkullim: 01.10.1992
 

Prerja 200  Lekë EMETIM I VITIT 1992. 
Pamja e përparme: Në  të  majtë  është vendosur portreti i Ismail Qemalit, shoqëruar me vlerën në  qendër.

Pamja e prapme:   Në  qendër ka një  shqiponjë  në  mes të  së  cilës duket  një pjesë e ndërtesës ku u shpall pavarësia e Shqipërisë.
 

Vlera: 200 Lekë
Format: 162 x 78 mm
Ngjyra dominuese: kafe
Hedhur në qarkullim:  01.10.1992
 

Prerja 100  Lekë  EMETIM I VITIT 1993. 

Pamja e përparme:  Është vendosur një portret shoqëruar me vlerë në të djathtë.

Pamja e prapme:  Ka një pejzazh malor në qendër të të cilit është vendosur një shqiponjë. Në të djathtë është vendosur vlera e kartëmonedhës.
 

 Vlera : 100 Lekë
Format: 154 x 72 mm
Ngjyra dominuese: lejla
Hedhur në qarkullim : 25.04.1994
 

EMISIONI I RI I KARTËMONEDHAVE , EMETIM I VITIT 1996

Prerja 5000  Lekë. 


Pamja e përparme:  Është vendosur portreti i Heroit  Kombëtar, Gjergj Kastriotit - Skënderbeut 1405-1468 (portreti i Firences). Përfaqësuesi më konseguent dhe i shquar që udhëhoqi me vendosmëri luftën e shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Gjithashtu, si elemente të tjera janë simboli i shqiponjës dykrenare, ai i mburojës dhe shpata e tij.
Pamja e prapme:  Është  vendosur pamja e
 përgjithshme e Kështjellës së Krujës,  përkrenarja
                                                                                                  dhe monumenti i Skënderbeut mbi kalë,  në Tiranë.
                                                                                                  Në   të djathtë poshtë dhe anash është vendosur 
                                                                                                  vlera.
 

Vlera:  5.000 Lekë
Format: 160 x 72  mm
Letër: sigurie e cilësisë së lartë me përbërje
            pambuku
Ngjyra dominuese: kafe në të verdhë
Hedhur në qarkullim: 01.01.1999


Detaje lidhur me elementët e sigurisë të kartëmonedhave emetim i vitit 1996.
 


Prerja 1000  Lekë. 
 
Pamja e përparme:  Në anën e përparme është vendosur portreti i Pjetër Bogdanit (1625-1689) shkrimtar - prift, i marrë  nga fontespici i veprës së tij "Çeta e profetënve" dhe një simbol i tij mbi diellin.
Pamja e prapme:  Është paraqitur një pamje e kishës katolike të Vaut të Dejës  dhe një simbol i idesë së tij, me diellin në qendër. Në të djathtë poshtë dhe anash është vendosur vlera.

Vlera : 1000 Lekë
Format : 151 x 72 mm 
Letër: sigurie e cilësisë së lartë me përbërje pambuku
Ngjyra dominuese : e gjelbër
Hedhur në qarkullim: 11.07.1997
 

Prerja 500  Lekë. 
 
Pamja e përparme:  Në anën e përparme bie në sy portreti i Ismail Qemalit (1844-1919), udhëheqës i shquar i lëvizjes kombëtare shqiptare dhe kryeministër i Shqipërisë së pavarur. Gjithashtu, janë pasqyruar simboli i shqiponjës dykrenare të flamurit të pavarësisë dhe pena me të cilën u firmos akti i pavarësisë.
Pamja e prapme:  Është vendosur ndërtesa ku ushpall
 pavarësia dhe dhoma ku u morr ky vendim.  Gjithashtu, telegrafi me të cilin u përhap lajmi  i  shpalljes së
                                                                                             pavarësisë.

 Vlera : 500 Lekë
Format : 145 x 68 mm 
Letër: sigurie e cilësisë së lartë me përbërje pambuku
Ngjyra dominuese : e kaltër
Hedhur në qarkullim: 11.07.1997
 


Prerja 200  Lekë.
 
 
Pamja e përparme: Në anën e përparme është vendosur portreti i Naim Frashërit (1846- 1900), një nga shkrimtarët e shquar të periudhës së Rilindjes Kombëtare si dhe në sfond një libër i hapur.
Pamja e prapme: Në anën e mbrapme përveç shtëpisë së lindjes së Naim Frashërit, është vendosur dhe një fletë ku janë shkruar vargjet e tij: "Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin
 shqipëtar" si dhe pena e tij. 
 
 

Vlera: 200
Format: 138 x 69 
Letër: sigurie e cilësisë së lartë me përbërje pambuku
Ngjyra dominuese: kafe në të verdhë
Hedhur në qarkullim: 11.07.1997

 
Detaje lidhur me elementët e sigurisë të
kartëmonedhave emetim i vitit 2001.

Prerja 100  Lekë. 
 
Pamja e përparme: Në anën e përparme është vendosur portreti i Fan S. Nolit (1882-1965) politikan, shkrimtar dhe një nga figurat më të shquara të Lëvizjes Kombëtare. Gjithashtu, është edhe një pishtar i ndezur.
Pamja e prapme: Në anën e mbrapme janë paraqitur pamje nga ndërtesa e Parlamentit të parë Shqiptar (sot godina e Akademisë së Shkencave), stema e Federatës Shqiptare " Vatra" si dhe emblema e gazetës "Dielli" drejtuar nga Fan S. Noli.
 

Vlera: 100
Format: 130x 66  mm
Letër: sigurie e cilësisë së lartë me përbërje pambuku
Ngjyra dominuese: lejla
Hedhur në qarkullim: 11.07.1997