Erion Veliaj Sheshi Skenderbej vetem per kembesoret brenda 2017-es

Erion Veliaj: Sheshi Skenderbej vetem per kembesoret brenda 2017-es

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka dhënë një afat për ta kthyer sheshin Skëndërbej në një hapësirë vetëm për këmbësorët, ashtu siç kishte ndër mend ta bënte shefi i tij Edi Rama kur drejtonte bashkinë. Veliaj tha se trafiku do të zhvendoset në unazën e vogël të Tiranës, ku po bëhen shpronësimet e fundit dhe se në vitin 2017 në sheshin qëndror nuk do të kalojnë më makinat.

 

Duke folur në Top Story ai tha se 70 % e punimëve është kryer (duket se u referohet punimeve nëntokësore të bëra nga Rama) dhe se punimet në sipërfaqe përbëjnë vetëm 30 % të totalit. Ai u shpreh kategorikisht kundër lënies së rrethrrotullimit, sipas projektit Basha, i cili ishte një projekt provizor që i hoqi për herë të parë në më shumë se 1 dekadë gropat qëndrës së kryeqytetit. “Patjetër që e ka një formë, por është një rrethrrotullim.

 

Nëse ka njëri sot që ka një fije kulturë dhe të thotë që simboli i shqiptarëve është një rrethrrotullim?! Shumica e njerëzve nuk janë krenarë për këtë nëse ky është simboli ynë. Sot kemi nisur procesin e shpronësimit të të gjithë pallateve që janë në zonën e Unazës së Vogël, pas Hotel Tiranës dhe Rrugës së Barrikadave, procesi i shpronësimit do të ecë në një kohë rekord dhe ne brenda këtij vitit do të kemi bërë punën më të madhe të Unazës së Vogël.

 

I gjithë trafiku zhvendoset vetëm 50 metra nga ku është sot dhe ajo që fitojmë janë disa hektarë në mes të Tiranës për të qenë hapësirë publike për pedonale. 70 përqind e investimit është aty dhe ka mbetur vetëm 30 përqind që është në sipërfaqe. Ambicia jonë është që para 2017-ës ne të mos kemi asnjë pengesë dhe të kemi një shesh ky qytetarët mblidhen faktin që janë në qendër të Shqipërisë dhe Tiranës”, u shpreh Veliaj. Lapsi.al


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama