E dua Korçen, stop monedhokracise qe rrenon dhe zhduk vlera!
Në këtë seksion: Art&Kulture · 8 artikuj ↓
"E dua historinë e Korçës, stop monedhokracisë që rrënon dhe zhduk vlera...". Kjo ishte motoja që shoqëroi të rinjtë e Korçës në një protestë mjaft të sinqertë dhe të organizuar mirë, e cila kishte si qëllim t’u tregonte qytetarëve se leku po ble dhe po shet vlerat e tyre historike, monumentale dhe kulturore të qytet të Korçës; se leku po prek edhe gjërat më të shenjta të tyre; se leku po zhduk, po shkatërron dhe injoron gjithçka që kanë lënë pasardhësit e këtij qyteti, ndërsa banorëve të saj u mbetet të përballen vetëm me dhimbjen. Sipas protestuesve monedhokratët po përpiqen të blejnë gjithçka vetëm për interesat personale.
Protesta u zhvillua përpara shtëpisë që ka shërbyer si seli i qeverisë së krahinës autonome të Korçës, por që tashmë nuk ekziston më për shkak të shembjes së saj gjatë orëve të vona të natës ditë më parë. Ndryshe nga protesta e parë, të rinjtë ishin më të organizuar, përpjekjet për të përcjellë një mesazh të qartë ishin më të dukshme, gjë që mund të thuhet se tërhoqi vëmendjen e banorëve të Korçës. Një pjesë e të rinjve u impenjuan për shpërndarjen e parullave në gjithë hapësirën që rrethonte shtëpinë e shembur, në të cilat pasqyroheshin thirrjet. "Stop dhunës mbi vlerat monumentale dhe mbi vlerat e historisë", "Larg duart nga trashëgimia kulturore" etj.
Të rinjtë treguan gjithashtu se nuk do tërhiqen nga protestat e tyre deri në rindërtimin e shtëpisë së flamurit. Në këtë protestë u vërejt gjithashtu shqetësimi i tyre për atë çka po ndodh në vijimësi me vlerat e qytetit të Korçës, të cilat kohë pas kohë ose humbasin ose shkatërrohen. Të rinjtë kërkuan të jepet fund kësaj situate. Korça nuk mund të blihet me lekë