Bridge of Spies trilleri dhe spiunazhi nga Lufta e Ftohte nga Spielberg ne Millennium

TIRANË, 25 Nëntor /ATSH/.- "Bridge of Spies" është një film i zhanrit dramë triller dhe historik, drejtuar nga regjisori i njohur Steven Spielberg, dhe bazuar në skenarin e Matt Charman dhe vëllezërve Ethan Coen e Joel Coen, i cili do të shfaqet në Kinema Millenium që prej 26 nëntorit.

Në film interpretojnë aktorët Tom Hanks, Mark Rylance, Amy Ryan dhe Alan Alda, etj.

Filmi tregon historinë e një avokati amerikan i cili është rekrutuar nga CIA gjatë Luftës së Ftohtë që të ndihmojë një pilot të burgosur në Bashkimin Sovjetik.

Në intervistat e tij, Spielberg ka bërë të ditur se ishte në dijeni të historisë së spiunit të vrarë. "Ne u bëmë të ndërgjegjshëm që kishte një kapitull të dytë dhe të tretë të kësaj historie; pra që një avokat do të përfshihej në tentativë për të mbrojtur spiunin".

"Regjisori duket se ka mbetur mjaft i joshur nga historia "një histori që më intrigoi dhe nuk mund të më linte pa ua treguar të gjithëve"- është shprehur Spielberg i cili gjen paralele midis të shkuarës dhe të tashmes në "betejën e civilizimeve".

"Ka shumë ngjashmëri në atë që ka ndodhur në vitet '50- '60, dhe ato që po ndodhin sot ...Duket sikur historia përsëritet dhe kjo ishte një nga shtysat e tjera për të realizuar këtë film".

"Bridge of Spies" ka marrë kritika pozitive të cilat bashkohen në faktin se filmi sjell një formulë të re hollivudiane mbi luftën e ftohtë falë talentit të Steven Spielberg dhe Tom Hanks.

Ky është filmi i katërt ku regjisori dhe aktori i njohur punojnë së bashku, por duhet theksuar se ky bashkëpunim kthehet pas 10 vjetësh.

Më parë ata të dy kanë punuar bashkë në filmin "The Terminal" (2004).

Ky film mban numrin 27 në listën e filmave me metrazh të gjatë që ka drejtuar Steven Spielberg ndërsa shënon bashkëpunimin e dytë midis Spielberg dhe vëllezërve Coen.

/k.m//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama