1. Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson
akuzën në gjyq në emër të shtetit. Prokuroria
kryen edhe detyra të tjera të caktuara me ligj.
2. Prokurorët janë të organizuar dhe funksionojnë
pranë sistemit gjyqësor si një organ i centralizuar.
3. Në ushtrimin e kompetencave të tyre prokurorët u
nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve.
1. Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti
i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.
2. Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti
i Republikës, me propozim të Kuvendit, për shkelje të
Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit
gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi
mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë
rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit.
3. Prokurorët e tjerë emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti
i Republikës me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm.
4. Prokurori i Përgjithshëm informon herë pas here Kuvendin
për gjendjen e kriminalitetit.