Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

I çmenduri që të zë derën!

Shkruar nga: Ardit Rada  
Botuar më: 16 vite më parë

Ardit Rada
I çmenduri që të zë derën!

U muar vesh se Presidentit të Republikës i paskësh hyrë një i çmendur me makinë në presidencë dhe garda,  policia,  spitali e prokuroria qënkëshin në lëvizje nga i pari te i fundit.  Secili institucion nxorri deklaratën e tij; garda e frenoi,  qarkullimi rrugor na tregoi targën maqinës,  hetuesia e spitali po i bëjnë ekspertizën e tepelekut për ta nxjerrë të çmendur domosdoshmërisht të varfrin Fejzaj,  e kështu me rradhë.  Me thënë të drejtën kur e mora vesh lajmin nëpërmjet titrave mu bë qejfi sa s'ka ku të vejë. Po mor po mu bë qejfi! Lusja Zotin të kish ndodhur ndonjë "Gërdec" në derë të shtetit e tu kish marrë erëzin nga i pari tek i fundit.  Nga e keqja fare mendoja se do ish ndonjë banor i Gërdecit e kish zgjedhur një formë proteste për humbjen e të afërmve,  për shkatërrimin e shtëpisë,  për mbetjen e tokës djerrë e për talljen e menderes së shtetarëve në lidhje me dëmshpërblimin.  Mendova se edhe sikur ky banor të mos kish të humbur në familje prapë hallall e kish "sulmin terrorist" mbi presidencë.  Mjaftonin konservat e skaduara dhe fjetja me carcaf që i kish siguruar shteti në muajin mars në një zonë kodrinore si Gërdeci dhe për mua atentatori ishte i justifkuar.  

Mirepo gjithe këtë aludim ma lanë në mes verifikimet e policisë sipas të cilave drejtuesi i mjetit na ish një banor i Patosit,  me probleme mendore.  Meqënëse ishte banor i Patosit nuk kishte si të mërzitej për Gërdecin se ky fshat i përket fshatarëve të tij,  delijorgjëve,  adoleshentit Diveroli e megallomanit Mediu. Ky Fejzaj me probleme mendore,  kishte arritur të vinte nga qyteti i tij me një makinë tip Benz.  Ky banor i Patosit drejtonte një mjet tip benz dhe kishte dëshm për drejtimin e automjetit prej kohësh e lëshuar nga institucionet shtetërore.  Ky banor i çmendur i Patosit sulmoi pikërisht Presidencën jo për arsyen se është institucioni më i lartë në vend dhe se besonte në drejtësinë e Bamir Topit por sepse mendja i kish thënë se tek Berisha nuk gjente zgjidhje.  Ja tha mendja apo ja kishin thënë të tjerë kjo pak rëndësi ka. Ajo që ai dinte ishte fakti se kryeministrin tonë nuk e informojnë,  nuk i thonë se reformat kanë bërë kërdinë duke sjellë mijëra të papunë,  nuk i thone se njerëzit në Tiranë marrin bukën me listë në shekulli 21 në prag të anëtarësimit në BE dhe NATO,  e kur ndodhin ne kryeqytet këto vaj hallit në rrethe.  Këtij kryeministri s'i tregojnë se buka ka vajtur 100 lekë e se karburantet rriten cdo javë.  Madje kryeministrit s'i tregojnë as se është minuar vendi në cdo cep.  Se karburantet ngrihen mes 2 pallatesh në Tiranë e se predhat janeë ulur këmbëkryq mbi kokat e nën shtëpitë e miletit.  Ndaj dhe "i çmenduri" Fejzaj nga Patosi "sulmoi" presidencën.  Se presidenti të paktën e dinte për municonet e Gërdecit,  e dinte për SHISH-in që s'ka punuar e për policinë që ka mangësi.  E dinte apo i mori vesh ky është hesap tjetër por e rëndësishme është se nuk bëri rolin e të habiturit.  

E megjithatë Fejzaj i Patosit i çmendur mbetet se desh bëri hatanë.  Ja coi Gërdecin në derë Presidentit! I theu derën se s'ja hapte njeri me të mirë se presidenti nuk pret shqiptarë por të huaj,  nuk pret qytetarë e fshatarë por ministra e delegacione.  Kjo e bëri të çmendur Fejzajn.  E bëri shteti që të mos merrej vesh se populli dhe acarohet,  se fejzajve u plasi buza,  se jo vetëm të çmendurve si Fejzaj por të gjithëve u vjen fatura e dritave sa kanë pensionin,  se gërdecë-t që ka ngritur shteti shpërthejnë dhe në derë të fshatit dhe në derë të hanit.

Një i çmendur i zuri derën Presidentit e u bë qameti.  Në antitezë; presidenti i ka mbyllur derën "të çmendurve" e nuk është qamet i madh! U zhgënjeva nga lajmi i së djelës se bëhej fjalë thjeshtë për një të çmendur të rëndomtë.  Edhe unë e quaj të çmendur me plot gojën e pa thonjëza.  Shteti i gjeti simptomat e këtij të varfri njeri por nguroi të deklarojë shakun e sëmundjes.  Të të çmende mungesa e bukës së gojës,  të të çmende,  mungesa e punës apo pensioni qesharak kjo po që është arsye.  Mirë të na bëhet! Merremi me "e lagu,  s'e lagu" e harrojmë se prej kohësh një kokë e çmendur ka çmendur një vend  të tërë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama