Letërsia Shqiptare

Letërsia Shqiptare

Rol të rëndësishëm në veprimtarinë kulturore dhe arsimore në mesjetë luajti kisha e krishterë. Roli i saj si udhëheqëse shpirtërore shpjegohet nga fakti se krahas burimeve ekonomike, kisha pati në dorë monopolin e kulturës dhe përgatitjen e inteligjencies së kohës. Shumica e njerëzve të kulturës, veçanërisht në shekujt e mesjetës së herët, ishin thuajse pa përjashtim klerikë, qoftë si prodhues, qoftë edhe si porositës të prodhimit artistik e kulturor. Në duart e klerikëve ishin filozofia e letërsia, arsimi dhe artet. Si qendra të propagandimit të doktrinës fetare, të arsimit dhe të veprimtarisë kulturore-artistike shërbyen manastiret ortodokse e katolike, krahas të cilave vepronin aktivisht edhe “kurjet” peshkopale. Me ashpërsimin e marrëdhënieve shoqërore e politike në mesjetë, kur u forcua më tepër lufta e kishës për të ruajtur ndikimin e vet, krahas urdhrave murgëtarë të benediktinëve e dominikanëve që kishin pasur në dorë arsimin, qysh nga shek. XIII dhe në Shqipëri filluan të përhapeshin urdhrat murgëtarë të “lypësve”, minoritët françeskanë. Me predikimet e tyre për nevojën e “reformave” të kishës në frymën e “varfërisë”, këta mundën të ndikonin më lehtë mbi shtresat popullore.

Studime Letrare

DISKURSI IDEOLOGJIK NË POEZINË SHQIPE TË GJYSMËS SË DYTË TË SHEKULLIT XX

DISKURSI IDEOLOGJIK NË POEZINË SHQIPE TË GJYSMËS SË DYTË TË SHEKULLIT XX

Gjëma që iu përgatit poezisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit XX, në fillim u shfaq në formë të këngës. Këngët partizane, të cilat më të shumt&e

16 vite më parë | Lexo më shumë »

Blogu yne

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama