Bingo“ për Gentin e Portokallisë

E premtja edhe pse ka qenë një ditë e lodhshme, ka mbledhur në një party të organizuar nga Bull-it, fill pas mbarimit të spektaklit edhe aktorët e “Portokalli“. Vetëm njerit prej tyre duket se i ka ndritur ylli. Duke qenë se kishte ardhur pak në qejf, Genti Zenelaj, që njihet nga miqtë e tij për nuhatjen ne lojrat e fatit ka gjetur prehje tek njera prej tyre. Pasi ka hedhur në rulet paret që i janë gjendur në xhep, më në fund ka fituar 120 mijë lekë të vjetra. Të nxitur nga kjo fitore e rastit janë joshur edhe djemtë e tjerë, të cilët kanë dalë me gisht në gojë në fund të darkës. Sigurisht më i fituari ka qenë Ermal Mamaqi, i cili edhe pse ende nuk e ka pranuar zyrtarisht lidhjen e tij dashurore, është rishfaqur në krah të Amarda Toskës.
Olsi Kalami - Revista Mapo