Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

  Trashëgimia Kulturore
  Arkeologjia
  Besimet Fetare
  Gjuha Shqipe
  Artet e Bukura
  Fotografia Shqiptare
  Kodikėt e Shqipėrisė
  Eposi Shqiptarėve
  Kultura Tradicionale
  Kanun e Kuvend
  Letėrsia Shqiptare
  Solidariteti
  Arkitektura
  Teatri
  Kinemaja
  Muzika

  Historia e Shqipërisë
  Ilirët
  Mesjeta shqiptare
  Sundimi Osman
  Rilindja
  Artikujt mbi Historinë

  Shqipëria
  Letersi Shqipe
  Arkeologji
  Pamje nga Shqipėria
  Figura tė Ndritura
  Sporti Shqiptar
  Humor
  Transmetime
  Kuzhina Shqiptare

  Qytete Shqiptare
  Korca
  Shkodra
  Mirdita
  Tepelena
  Tetova

Valentin Veizi është një prej kompozitorëve më të sukseshëm në Shqipëri, disa herë fitues çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Valentin Veizi fitoi dy herë rrjesht Festivalin Kombëtar në vitet 1996 dhe 1997 me këngë të kënduara nga Elsa Lila.


Valentin VeizajEDUKIMI
1974-1978 :
Gjimnazi, Shkolla Muzikore, Tiranë


1980-1984 :
Akademia e larte e Arteve/ Dega Kompozicion, Tiranë

VEPRIMTARIA

Midis viteve 1984 dhe 1989 Veizi sherben si profesor muzike ne Gjimnazin e Beratit.

Ne Mars te vitit 1984 Valentini ben hapat e para ne krijimtarine e tij muzikore me disa kenge te transmetuara ne RadioTelevizionin Shteteror.

Per here te pare ne skene paraqitet ne "Koncertin e Pranveres" te vitit 1995 me kengen "Ne dhe Deti".

Nje vit me vone Valentini  fiton vendin e dyte ne Festivalin e Kenges me "Erdhi Pranvera" te kenduar nga Kozma Dushi.

Ne vitet ne vijim Valentini merr pjese ne konkurse te ndryshme dhe prezanton Shqiperine sukseshem ne disa veprimtari nderkombetare. Ai do te drejtonte artistikisht "Ansamblin e Kengeve dhe Valleve" ne konkurimin ne Stamboll te Turqise. Gjate viteve 1990-1993 Valentini drejton Sksionin e Muzikes ne qytetin e Beratit. Ai eshte edhe Drejtori Artistik i aktivitetit muzikor te ketij qyteti. Gjate viteve 1994-1996 Veizi punon si specialist i  muzikes per Institutin e Folklorit dhe merr pjese aktive ne festivale te ndryshme te muzikes popullore, nder te cilet edhe i mirnjohuri "Festivali Folklorik i Beratit". Nderkohe ai vazhdon te shkruaje kenge te muzikes se lehte si dhe muzike per drama dhe komedi, Simfoni per Orkester, etj.


Midis viteve 1996-1998 Valentin Veizi drejton aktivitetin muzikor te "Kishes Rilindja" ne Tirane. Gjate punes ne "Kishen Rilindja" ai publikon edhe nje album me kenge adhurimi te titulluar "O Zoti Ynë" ne vitin 1993. Njekohesisht kompozon, midis te tjerash, edhe nje poeme simfonike te titulluar "Legjende per Iliret"

Gjate vitit 1996 ai zbulon zerin e Elsa Liles dhe e terheq kengetaren e re nga skena e Festivalit te Femijeve per ne skenen e madhe te Festivalit Kombetar. Aktiviteti i palodhur muzikor i Valentin Veizit njihet dhe shperblehet plotesisht ne "Fest '96" kur ai fiton bujshem vendin e pare me kengen "Pyes Lotin" te kenduar nga Elsa Lila. Suksesi i duos Veizi/Lila do te perseritet nje vit me vone me kengen "Larg Urrejtjes" e cila gjithashtu rremben vendin e pare ne 'Fest '97"


Ne vitin 1998 Valentin Veizi fiton vendin e pare ne festivalin nderkombetar "Discovery '98" ne Vrana te Bullgarise. Dhe vendin e dyte ne konkurimin tjeter 'Voice of Asia"

Me kengen "Mall" te kenduar po nga Elsa Lila, Veizi hyn ne Finalet e konkurimit "FIDOF" ne Los Angeles, Kaliforni.

Nderkohe Valentini jeton prane Boston, Massachusetts ne Shtetet e Bashkuara me bashkeshorten Pranvera Veizi (artiste e trupes se Estrades se Beratit) dhe femijet Erli dhe Debora. Se shpejti pritet dalja e nje albumi me kenget me te mira te krijimtarise se tij, i titulluar "MALL".

SHUMË SHPEJT DO MUND TE BLENI ALBUMIN "MALL" NE FAQET E SHQIPËRIA.COM

 

ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa