|  |  |  Zhuliana 
        Jorganxhi Lindi ne 
        qytetin e Korçes me 1946, ne nje familje me tradita muzikore. Eshte 
        nje nga kater femijet e kengetarit veteran "Artistit te Merituar" 
        Gaqo Jorganxhi, qe per 65 vjet kendoi pa rreshtur si solist dhe ne grupin 
        e mirenjohur te kengeve karakteristike korçare "LIRA".Mesimet e para dhe ato te mesme i mbaroi ne qytetin e lindjes me 1964. 
        Me vone ndoqi studimet e larta ne Universitetin e Tiranes ,ne fakultetin 
        Histori-Filologji dhe krahas tij ndoqi prane Fakultetit te Shkencave Juridike, 
        kursin dyvjeçar te gazetarise, duke u diplomuar njekohesisht si 
        mesuese e gjuhes dhe letersise shqipe per shkollen e mesme dhe si gazetare.
 Me njehere mbas mbarimit te studimeve ka punuar per gjashte vjet si gazetare 
        ne revisten "Shqiptarja e Re" dhe nga viti 1975 si redaktore 
        letrare dhe poete e kenges ne redaksine e krijimtarise dhe inçizimeve 
        muzikore prane Radiotelevizionit shqiptar.
 Aktivitetin e saj letrar e ka filluar ne moshe te njome dhe qe prej moshes 
        17 vjeçare, poezite e saj shohin driten e botimit ne gazeta dhe 
        revista si "Drita", "Zeri i Rinise", "Nentori" 
        dhe "Les lettres albanaise" etj.
 Ka botuar libra me poezi si "Net provimesh"(1969), "Rritje"(1971) 
        ,"Lule ne pemen e lirise" (1982) dhe vellimin me tregime per 
        femije "Femijet e teto Nastes"(1975).
 Ka marre pjese ne konkurse letrare kombetare dhe ka fituar dy here çmimin 
        e dyte dhe te trete per poemat e saj.
 Por, aktivitetin e saj me te madh, krahas poezise dhe tregimit, e ka zhvilluar 
        mbas vitit 1974 ne gjinine e tekstit poetik te kenges.
 Eshte autore e qindra teksteve poetike neper festivalet e kenges ne Rtvsh 
        dhe rrethet e Shqiperise, ne anketat dhe koncertet e Rtvsh si ai "Kur 
        vjen pranvera", "Kenget e stines", dekadat e Majit dhe 
        ne festivalet e femijeve ne Tirane dhe rrethe te ndryshme te Shqiperise.
 Eshte fituese e gjashte çmimeve te para dhe shume te tjera.
 Poezite e saj jane botuar ne Greqi, Rumani,Hollande,Kosove,Slloveni dhe 
        Japoni.
 Ne vitin 1996 iu dha Disku i Arte i Festivalit, kurse per 40 vjetorin 
        e Festivalit te kenges ne Rtvsh me 2001, ju dha CMIMI I KARRIERES.
 Nder tekstet poetike te kenges mund te permendim: "Jon", "Se 
        kenduam Let it bi", "Jeto dhe jeten time","Bashkemoshataret", 
        "Ne duart e nenes", "Jemi emri i vet jetes", "Kthehu 
        per vete, per mua!" , "Ne, bijte e lirise" ( me kete te 
        fundit, ne dhjetor te ' 90-tes, hapeshin dhe mbylleshin manifestimet e 
        studenteve ne sheshin, sot te quajtur "Demokracia").
 Sot Zhuliana Jorganxhi jeton jashte Atdheut ne qytetin e Triestes te Italise, 
        por asnje çast nuk ka nderprere lidhjet e saj artistike me vendin 
        e saj.Ajo ka marre pjese me tekstet e saj poetike ne Festivalin e kenges 
        triestine , si dhe bashkepunon me kompozitoret dhe kengetaret e vendit 
        te saj neper festivale dhe per albumet e tyre muzikore.
 
 |  |  |