Whitney Houston vdes ne moshen 48 vjecare

Whitney Houston vdes në moshen 48 vjecare
LOS ANGELES - Whitney Houston, e cilësuar si mbretëresha e muzikës pop përsa kohë zëri i saj madhështor dhe imazhi mbretëror nuk ishin rrënuar nga përdorimi i drogës, sjellja e parregullt dhe martesë e trazuar me Bobby Brown, ka vdekur. Ajo ishte vetëm 48 vjeç.

Publicisti i Houston-së, Kristen Foster, tha të shtunën se këngëtarja kishte vdekur, por shkaku dhe vendi i vdekjes së saj ishin të panjohur.
Nga mesi i viteve 80 e më tej ne vitet 90, Whitney ishte një nga artistët më të shitur në botë. Ajo mahniti me vokalin e saj të ëmbël e shpeshherë të fuqishëm si në baladën Always pjesë e kolonës zanore të filmit "The bodyguard".

Whitney ka ndikuar një brez këngëtarëve të rinj, si Christina Aguilera e Mariah Carey. Madje thuhet se kur kjo e funditi debutoi si këngëtare, i ngjante aq shumë Houston sa shumë mendonin se ishte Houston.

Megjithatë në fund të karrierës së saj, Houston u përfol më shumë për përdorimin e drogës e probleme të tjera personale se sa për talentin e saj. Shitjet e albumeve të saj ranë dhe hitet ndauan. Imazhi i saj dikur i qetë u shpartallua nga një sjellje e egër dhe paraqitjet të çuditshme publike.

Për të gjithë ata që kanë shijuar muzikën e viteve 90, Whitney ishte padyshim një nga zërat më të bukur të asaj periudhe, një zë që do na shoqërojë gjithmonës sa herë të na kujtohen fjalët e baladave të saj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama